valon syla ndalohet per 48 ore haxhiu dhuna ne familje ska justifikim 68607d43b7ae3

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

June 29, 2025
1 minut lexim

Dhuna në familje nuk ka justifikim dhe askush nuk është mbi ligjin. Kështu ka theksuar ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një postim në Facebook. Ndonëse nuk e ka përmendur me emër, ky reagim i ministres vjen pas raportimeve të mediave se gazetari Valon Syla është ndaluar nga policia për 48 orë me urdhër të prokurorisë nën dyshimin se ka rrahur gruan me të cilën bashkëjetonte.

“Dhuna në familje është akt i papranueshëm që nuk përbën vetëm një shkelje të rëndë ligjore, por edhe një goditje morale ndaj përpjekjeve të përbashkëta për të ndërtuar një shoqëri të sigurt dhe të drejtë për të gjithë. Dhuna në familje nuk është çështje private, është krim, dhe kur ushtrohet nga persona publik, përgjegjësia është edhe më e rëndë. Asnjë pozicion publik, zë mediatik apo influencë nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj ligjit dhe llogaridhënies”, ka shkruar ministrja në detyrë e Drejtësisë.

Ajo tutje si koordinatore kundër dhunës në familje, u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë të veprojnë me paanshmëri dhe në përputhje të plotë me ligjin.

“Po ashtu, ftoj mediat të tregojnë përgjegjësi profesionale, duke mos heshtur përballë dhunës, por duke e trajtuar këtë fenomen me seriozitet, paanshmëri dhe etikë”, ka shkruar Haxhiu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

siguron edhe 424 milione euro 68607d407e660
Lajmi i mëparshëm

Siguron edhe 424 milionë euro

ndodh e pabesueshmja parate bien nga qielli ndalet trafiku 68607e6c40654
Lajmi i radhës

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Të fundit nga

Todiq flet pas betimit si kryetar i Leposaviqit

Në seancën konstituive, janë betuar anëtarë të kuvendit komunal dhe kryetari i Leposaviqit. Betimi është bërë në sallën e kuvendit komunal, në simbolet dhe flamurin e Kosovës. Ata kanë vepruar në përputhje

KV Skënderbeu nga Lipjani gati për shkodranët 

KV Skënderbeu nga Lipjani synon rezultate sa më të mira në Ligën Gjergj Kastrioti në volejboll, Volejbollistët janë mirë të përgatitur për sfidën me Vllazninë e Shkodrës. Siç thuhet nga klubi, edhe
ShkoLartë