Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

June 29, 2025
1 minut lexim

Një skenë e pazakontë ndodhi në Gratiot Avenue, në anën lindore të Detroitit, ku kartëmonedha të shumta ranë nga qielli, duke shkaktuar kaos në trafik.

Shoferë të shumtë ndaluan makinat në mes të rrugës dhe u hodhën për të mbledhur paratë, duke detyruar policinë të mbyllë përkohësisht rrugën.

Ngjarja nuk ishte aksidentale, por një homazh prekës për Darrell Thomas, një banor i njohur i zonës, i cili humbi jetën së fundmi nga sëmundja e Alzheimerit. I njohur si “Plant”, ai ishte pronar i një lavazhi makinash dhe një figurë e dashur në komunitet për bujarinë dhe mbështetjen ndaj fqinjëve.

Hedhja ajrore e kartëmonedhave ishte dëshira e fundit e tij, realizuar nga djali, “Smoke”, në nder të trashëgimisë së tij. “Ai ishte një legjendë për ne. Kjo ishte dhurata e tij e fundit”, tha Smoke mes emocioneve.

Ngjarja u prit me surprizë, por edhe me shumë emocion nga komuniteti që e kujton “Plant”-in si një simbol të mirësisë dhe bujarisë në qytet.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Valon Syla ndalohet për 48 orë, Haxhiu: Dhuna në familje s’ka justifikim

Të fundit nga

Siguron edhe 424 milionë euro

Në mes të diskutimeve rreth gjendjes financiare dhe aftësisë paguese në përputhje me rregullin 1:1 për të qenë në gjendje të regjistrojë Joan Garsian dhe, nëse ai arrin, Niko Uilliams, Barça njoftoi

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim!

Pas freskimit të shkurtër të motit dhe stuhive të izoluara tani kemi stabilizim të motit dhe rikthimin gradual të vapes verore. Në shumë pjesë të Shqipërisë vala e nxehtësisë nuk është ndërprerë
ShkoLartë