valentino behet me shef te ri ekzekutiv 68a5f546a264c

​Valentino bëhet me shef të ri ekzekutiv

August 20, 2025
1 minut lexim

Shtëpia e modës Valentino ka emëruar Riccardo Bellini shef të ri ekzekutiv, me efekt nga 1 shtatori, duke zëvendësuar Jacopo Venturini, i cili dha dorëheqjen më 14 gusht, raporton ANSA.

“Me emërimin e Riccardos, po përshpejtojmë zhvillimin e Valentino-s. E njoh përvojën e tij të gjerë në luks, aftësinë strategjike dhe lidershipin e provuar, të cilat, së bashku me vizionin e fuqishëm krijues të Alessandro Micheles, do të udhëheqin Shtëpinë përpara dhe do të fuqizojnë identitetin e saj unik”, tha Rachid Mohamed Rachid, president i Valentino, në rrjetin LinkedIn.

“Jam i nderuar të bashkëpunoj me Valentinon, një shtëpi ikonike që kombinon trashëgimi dhe mjeshtëri të jashtëzakonshme me një zë kreativ unik. Pres me padurim të punoj me Alessandro Michele dhe ekipet e jashtëzakonshme të Valentino-s për të festuar vlerat e përjetshme të Shtëpisë dhe për të shkruar kapitullin e radhës”, tha Bellini.

Bellini më parë ka shërbyer si shef ekzekutiv i Maison Margiela dhe Chloé, si dhe ka mbajtur pozicione të larta në menaxhimin komercial dhe marketing në Diesel dhe Procter & Gamble. Së fundmi, ai ishte shef ekzekutiv i fondit katarian Mayhoola, i cili zotëron 70 për qind të shtëpisë së modës italiane.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

perparim rama nga rruga ku prishtina vlon prej njerezve dhe energjise pozitive po ja kthejme shpirtin kryeqytetit 68a5f41047848
Lajmi i mëparshëm

Përparim Rama nga rruga ku “Prishtina vlon prej njerëzve dhe energjisë pozitive”: Po ja kthejmë shpirtin kryeqytetit

personat me nevoja te posacme kerkese partive ne listat per keshilltare te kete edhe persona me pengesa ne levizje 68a5f959d31c8
Lajmi i radhës

Personat me nevoja të posaçme kërkesë partive, në listat për këshilltarë të ketë edhe persona me pengesa në lëvizje

Të fundit nga

ShkoLartë