“Vafshi në djall” ju thotë Elon Musk reklamuesve që janë larguar nga X

November 30, 2023
1 minut lexim

Miliarderi Elon Musk ju tha ditën e Mërkure reklamuesve të cilët janë larguar nga platforma e medias sociale X lidhur me përmbajtjet anti-semite “të shkojnë në djall.”

Reagimin e Musk e bëri pasi X mund të humbasë rreth 75 milionë dollarë të ardhura pasi lejoi një teori konspirative anti-semite të publikohej në platformë.

“Mos reklamoni,” tha Musk. “Nëse dikush përpiqet të më shantazhojë mua përmes reklamimit, të më shantazhojnë me para? Vafshi në djall. A është e qartë? Shpresoj të jetë.”

Musk shtoi fjalët “Hey Bob,” ndërsa siç duket po i referohej CEO-t të Disney Bob Iger i cili foli në të njëjtin event me Musk për vendimin për të hequr reklamat nga platformat e tij.

Ndërsa Musk ka mohuar çdo retorikë anti-semite, ai shprehur një farë pendimi për lejimin e një cicërime e cila i hapi rrugë një eksodi tjetër reklamuesish. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Prej nesër fillon tarifa e lirë ditore e rrymës

Story i radhës

Ministrja e jashtme gjermane në Shkup: Rusia është përpjekur të pengojë punën e OSBE-së

Të fundit nga

Janevska: Ekipi i MASH-it, nesër në Nerovë

11 Shkup, 2 qershor – Ministria e Arsimit nuk ka një vendim konkret se cila do të jetë zgjidhja për rastin e Nerovës. Ministrja Vesna Janevska përsëriti se është ndërtimi i objektit
sqmken
ShkoLartë