ut shpall konkurs per rektor te ri ne gare disa emra 69f8a821c0654

UT shpall konkurs për rektor të ri, në garë disa emra

May 4, 2026
1 minut lexim

Universiteti i Tetovës edhe zyrtarisht ka shpallur konkursin për përzgjedhjen e rektorit të ri. Nga sot ka filluar shpallja e kandidaturave. Ditëve të ardhshme pritet të definohen dhe detajet për paraqitjen e kandidatëve por edhe procedurën e zgjedhjes së rektorit të ri.
“E rëndësishme është që të kemi një proces zgjedhor transparent në harmoni me aktet ligjore në fuqi dhe një proces zgjedhor që do zhvilloj dhe avancoj edhe më tepër punën dhe veprimtarinë e tërësishme të universitetit të Tetovës, duke dëshmuar se ky institucion gëzon kapacitetet e duhura dhe me përfundimin e këtij procesi, të kemi hapërim e vazhdueshëm të këtij institucioni”, deklaroi Jusuf Zejneli, Rektor i UT-së.

Deri tani dihen tre emra të kandidatëve: Jusuf Zejneli, rektor aktual i UT-së i cili sot shpalli kandidaturën e tij është zyrtarisht. Fehari Ramadani, historia dhe Kenan Ferati kryetar i Senatit të UT-së. Nuk përjashtohet mundësia që të ketë edhe kandidatë të tjerë. Procesi i zgjedhjeve për rektor të vitit 2023, u shndërrua në një nga zhvillimet më të diskutuara në arsimin e lartë në vendin tonë. I njëjti u përcoll me shumë tensione të brendshme ku nuk munguan as akuzat për pabarazi dhe ndikime jo formale, si pasojë e të cilës, dy nga kandidatët e asaj kohe dhanë edhe dorëheqje nga konkursi./Alsat.mk.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

dua lipa shfaqet e thjeshte dhe me stil ne kopenhagen ndan momente prane callum turner 69f8a2725adc4
Lajmi i mëparshëm

Dua Lipa shfaqet e thjeshtë dhe me stil në Kopenhagen, ndan momente pranë Callum Turner

mucunski bisedime me vendet e be se per uljen e radheve te gjata ne pikat kufitare 69f8a96d1436f
Lajmi i radhës

Mucunski: Bisedime me vendet e BE-së për uljen e radhëve të gjata në pikat kufitare

Të fundit nga

ShkoLartë