ushtria e korese se jugut eshte tkurrur per 20 per qind ne gjashte vjetet e fundit 689885f88a14e

Ushtria e Koresë së Jugut është tkurrur për 20 për qind në gjashtë vjetët e fundit

August 10, 2025
min lexim

Ushtria e Koresë së Jugut është zvogëluar për 20 për qind gjatë gjashtë vjetëve të fundit, dhe tani ka 450.000 trupa, kryesisht për shkak të një rënie të ndjeshme të numrit të meshkujve në moshën e rekrutimit për shërbim të detyrueshëm ushtarak, sipas një raporti të publikuar të dielën.

Koreja e Jugut e ka normën më të ulët të lindshmërisë në botë.

Rënia dramatike e numrit të meshkujve të gatshëm për shërbim ushtarak po shkakton gjithashtu mungesë të oficerëve dhe mund të sjellë vështirësi operacionale nëse vazhdon, thuhet në raportin e Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut.

Raporti iu dorëzua anëtares së partisë në pushtet, Partia Demokratike, Choo Mi-ae, zyra e së cilës e bëri publik.

Ushtria e Koresë së Jugut ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i viteve 2000, kur kishte rreth 690.000 ushtarë.

Ritmi i rënies u përshpejtua në fund të viteve 2010, dhe në vitin 2019 kishte rreth 563.000 ushtarë e oficerë aktivë.

Mendohet se Koreja e Veriut ka një ushtri aktive prej rreth 1.2 milionë trupash, sipas vlerësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2022.

Mes viteve 2019 dhe 2025, popullsia e meshkujve 20-vjeçarë është ulur për 30 për qind, duke arritur në 230.000, sipas të dhënave qeveritare. Kjo është mosha kur shumica e burrave që kalojnë testin fizik regjistrohen për shërbimin ushtarak, i cili tani zgjat 18 muaj.

Ushtria ka përmendur përmirësimin e aftësive si arsye kryesore për shkurtimin e periudhës së shërbimit, e mundësuar nga aleanca ushtarake me Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimi i industrisë së mbrojtjes, e cila është bërë eksportuese e madhe armësh.

Meshkujt e aftë për shërbim shërbenin 36 muaj në vitin 1953, kur Lufta e Koresë përfundoi me armëpushim.

Buxheti i mbrojtjes së Koresë së Jugut, që në vitin 2025 do ta kalojë shumën 43.9 miliardë dollarë, është më i madh se madhësia e vlerësuar e gjithë ekonomisë së Koresë së Veriut.

Megjithatë, ushtrisë i mungojnë 50.000 trupa për të ruajtur gatishmërinë mbrojtëse. Rreth 21.000 prej kësaj mungese janë në radhët e nënoficerëve, tha Ministria.

Koreja e Jugut është një nga shoqëritë që plaket më shpejt në botë dhe ka normën më të ulët të pjellshmërisë në botë prej 0.75 në vitin 2024, që tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua pritet t’i ketë gjatë jetës riprodhuese.

Popullsia e saj, e cila arriti kulmin prej 51.8 milionë banorësh në vitin 2020, pritet të bjerë në 36.2 milionë deri në vitin 2072, sipas një parashikimi qeveritar./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ferrari sf90 behet me pasardhes vitin e ardhshem do te kete nje dizajn unik 689885bd10aab
Lajmi i mëparshëm

Ferrari SF90 bëhet me pasardhës vitin e ardhshëm, do të ketë një dizajn unik

99 shkelje trafiku arrestime dhe gjoba per zhurme te larte 6898894034f95
Lajmi i radhës

99 shkelje trafiku, arrestime dhe gjoba për zhurmë të lartë

Të fundit nga

ShkoLartë