ushtaret bullgare te kforit kryejne stervitje peseditore ne zonen e dragashit qellimi ishte permiresimi i aftesive te mbikeqyrjes 6929c221e5803

Ushtarët bullgarë të KFOR’it kryejnë stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit: Qëllimi ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes

November 28, 2025
1 minut lexim

KFOR ka njoftuar se ushtarët bullgarë që janë pjesë e këtij misioni, kanë kryer një stërvitje pesëditore në zonën e Dragashit. Qëllimi i këtij trajnimi, thekson KFOR’i, është përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë.

Tutje, shtohet se, stërvitjet e tilla janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme.

Njoftimi:

Ushtarët bullgarë nga Batalioni Kinetik i Komandës Rajonale Perëndim (RC-W) të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO përfunduan një stërvitje pesëditore në zonën e Dragash/Dragaš.

Qëllimi i stërvitjes ishte përmirësimi i aftësive të mbikëqyrjes përmes një kombinimi të patrullimeve me mjete dhe në këmbë, duke siguruar që KFOR-i të ruajë efektivitetin operacional në monitorimin dhe kontrollin e zonës.

Këto stërvitje dhe patrullime janë thelbësore për të mbajtur një prani të dukshme dhe të paanshme, për të rritur ndërgjegjësimin mbi situatën dhe për të mbështetur stabilitetin në mbarë zonën e përgjegjësisë së RC-W.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjigjës të sigurisë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryendeshja shqiptaret dhe malazezet perballen per vendin e pare ne mal te zi 6929c213c42ac
Lajmi i mëparshëm

Kryendeshja, shqiptarët dhe malazezët përballen për vendin e parë në Mal të Zi

bebe ugo 111 ja fotot e kokaines qe dergonte oficeri i antiterrorit me trafikantet dhe emertimet interesante o boso ca o kjo me e bukur duket 6929c2c41bf00
Lajmi i radhës

“Bebe, Ugo, 111”/ Ja fotot e kokainës që dërgonte oficeri i Antiterrorit me trafikantët dhe emërtimet ‘interesante’: O boso, ça o kjo me? E bukur duket

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë