upamecano vendos qe ta vazhdoje kontraten me bayernin 69812f426090c

Upamecano vendos që ta vazhdojë kontratën me Bayernin

February 3, 2026
1 minut lexim

Sipas “Kicker”, Dayot Upamecano ka vendosur të zgjasë kontratën me Bayern Munich.

Kampionët rekord të Bundesligës kanë qenë në bisedime intensive me mbrojtësin francez, i cili numëron 35 paraqitje me kombëtaren, që nga fillimi i muajit.

Detajet përfundimtare të marrëveshjes janë rregulluar javën e kaluar dhe gjithçka që mbetej ishte vendimi final i lojtarit gjatë këtij fundjave, të cilin Upamecano tashmë e ka marrë.

Edhe pse më herët Bayern kishte theksuar se nuk do t’i vendoste ultimatum lojtarit, drejtori sportiv Max Eberl dhe presidenti i nderit i klubit, Uli Hoeneß, dolën publikisht dje duke kërkuar që mbrojtësi të marrë një vendim.

Eberl u shpreh se ishte e nevojshme një angazhim i qartë nga ana e Upamecanos, ndërsa Hoeneß kritikoi hapur agjentin e lojtarit.

Kontrata e re e 27-vjeçarit pritet të zyrtarizohet së shpejti.

Sipas “Sport Bild”, në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë largimi pas sezonit 2026/27.

Tabloidi gjerman raporton se mbrojtësi, i vlerësuar aktualisht rreth 65 milionë euro, mund të largohet nga Bayern pas 18 muajsh për një shifër rreth 70 milionë euro, nëse ruan vlerën e tij në treg.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

margot robbie mahnit ne tapetin e kuq te parisit 698128b6e20bf
Lajmi i mëparshëm

Margot Robbie mahnit në tapetin e kuq të Parisit

shba ul tarifat ndaj indise ne 18 india ndalon blerjet e naftes ruse 6981300bf0d61
Lajmi i radhës

SHBA ul tarifat ndaj Indisë në 18%, India ndalon blerjet e naftës ruse

Të fundit nga

ShkoLartë