Prej tridhjetë (30) për qind të justifikimeve të titujve në vitin dymijë e njëzet (2020), sot në vitin dymijë e nëjzet e pesë (2025), shtatëdhjetë e nëntë (79) për qind e profesorëve në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka” justifikojnë titujt e tyre. E kjo, krejt falë Organizatës për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), e cila përgjatë lëtyre viteve e ka monitoruar këtë universitet dhe ka kritikuar atë në raportet e tyre.
Përveç kësaj, profesorët e këtij universiteti kanë krijuar treqind e nëntë (309) punime në Scopus, intervista të indeksuara, të publikuara më se shumti në Poloni, Rumani, Mbretëri të Bashkuar, Kroaci e Bosnje Hercegovinë. E në mesin e këtyre treqind e nëntë (309) punimeve, dyqind e pesë (205) prej tyre janë të vlefshme për avancim, ku i pari është Fakulteti i Agrobiznesit në Pejë.
Në publikimin e raportit “Integriteti akademik dhe publikimi shkencor në Universitetin e Pejës”, drejtori i ORCA-s, Rron Gjinovci tha se ky është një universitet ekzemplarë i një përmirësimi të jashtëzakonshëm në tre vitet e fundit.
Gjinovci tha se kriteret e Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë janë rritur jashtëzakonisht shumë duke e bërë atë si një universitet të dalluar në Kosovë.
Gjinovci: Ky është një universitet ekzemplar i një përmirësimi të jashtëzakonshëm në tre vitet e fundit
“Është një projekt që ka mbështetur arsimin e lartë në Kosovë që tri vjet. Përmes këtij projekti, ORCA e ka për detyrë me bërë monitorimin e integritetit akademik në universitetet publike në Kosovë. Këtë lloj hulumtimi ne e bëjmë prej vitit 2020, në citin 2020 stafi i Universitetit të Pejës i ka justifikuar titujt vetëm 30 për qind, sot ka mbërri në 79 për qind… Ne kemi monitoruar dhe publikuar raportet, në ato raporte ka pasur kritika nga ana jonë, universitetet qe kanë dashur me punua, si i Pejës, i ka marrë kritikat dhe i ka shndërruar punë orientuese. Ky është një universitet ekzemplarë i një përmirësimi të jashtëzakonshëm në tre vitet e fundit”, tha Gjinovci.
Ndërsa, rektori i universitetit të Pejës, Armand Krasniqi u shpreh se ky raport, do u shërbejë që t’i rishikojnë dhe njëherë politikat e tyre që të përmirësohem më shumë e të mbërrijnë rezultate më të mira në të ardhmen.
Krasniqi: Kjo na shërben që edhe ne t’i rishikojmë edhe njëherë politikat tona
“Ky raport është tepër i rëndësishëm, besoj që tregon gjendjen reale të universitetit tonë. Nuk është destinacioni i fundit, është vetëm një stacion dhe ky do të na shërbejë që edhe ne t’i rishikojmë edhe njëherë politikat tona, masat që të përmirësohemi edhe më shumë, të mbërrijmë rezultate edhe më të mira në të ardhmen. Kam shumë shpresë që ne do të jemi shumë më të mirë në raporte të tjera”, tha Krasniqi.
Ky projekt është i financuar nga “Austrian Development Cooperation’.
Burimi: botasot.info


