unikkatil emocionon me statusin per vellane e ndjere i dedikon edhe nje kenge 69f51e42d9af5

Unikkatil emocionon me statusin për vëllanë e ndjerë, i dedikon edhe një këngë

May 1, 2026
1 minut lexim

Reperi i njohur Unikkatil ka prekur ndjekësit me një rrëfim emocional, teksa ka bërë të ditur se vëllai i tij i ndjerë, për çdo ditëlindje, i kërkonte vetëm një gjë: një këngë.

Pikërisht për këtë arsye, artisti ka vendosur që edhe këtë herë ta mbajë gjallë traditën e tyre, duke realizuar një këngë të re kushtuar vëllait, të cilën pritet ta publikojë pak para mesnatës.

Lajmin Unikkatil e ka ndarë me publikun përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ku shprehet se kënga është përgatitur si dhuratë ditëlindjeje, duke lënë të kuptohet se, edhe pse vëllai nuk është më fizikisht pranë, ai beson se “shpirti i tij e ka dëgjuar”.

Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm kôngë. Shpirti i tij e ka ndi këtë kong që e bona për ditëlindje amo sonte para mesnatës e ndini edhe ju. Happy birthday my one and only!”, ka shkruar ai.

Ky postim është pritur me shumë reagime dhe komente nga fansat, të cilët e kanë përgëzuar reperin për ndjeshmërinë dhe mënyrën se si e shndërron dhimbjen në art.

Tashmë, ndjekësit e tij po presin publikimin e këngës së re, e cila pritet të jetë një prej dedikimeve më personale të Unikkatilit. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

pentagoni arrin marreveshje me 7 gjigante te inteligjences artificiale 69f51cdd4dc8d
Lajmi i mëparshëm

Pentagoni arrin marrëveshje me 7 gjigantë të Inteligjencës Artificiale

zgjidhja e shtetesive ash sela po i pervetesoni sukseset tona mundohuni te arrini ndonje sukses tjeter 69f5256f2d525
Lajmi i radhës

Zgjidhja e shtetësive, ASH-Sela: Po i përvetësoni sukseset tona, mundohuni të arrini ndonjë sukses tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë