une doja leket hajde mirupafshim rogerti i zhgenjyer pas eliminimit i pari nga finalja shfaq sjellje arrogante 69e4a337d651b

“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas eliminimit i pari nga finalja, shfaq sjellje arrogante

April 19, 2026
min lexim

Rogerti është finalisti i parë që është eliminuar në finalen e madhe të Big Brother VIP 5 mbrëmjen e sotme, duke lënë shtëpinë në një moment shumë të rëndësishëm të garës.

Dalja e tij si i pari nga finalja u prit me emocione të forta, ndërsa ai u rikthye menjëherë në studion e spektaklit për të komentuar rrugëtimin dhe rezultatin e marrë.

Pasi u kthye në studio Rogerti u shpreh i zhgënjyer nga ky eliminim, duke e konsideruar renditjen e tij si një dështim personal në raport me pritshmëritë që kishte për veten në këtë garë.

Ai theksoi se objektivi i tij kryesor kishte qenë fitimi i çmimit të madh dhe se rezultati final nuk ishte ai që kishte shpresuar.

Gjatë reagimit të tij, Rogerti foli hapur për ndjesitë që po përjetonte në ato momente, duke e lidhur renditjen në finale me synimin kryesor të çdo banori që merr pjesë në këtë format.

Ai nuk e fshehu zhgënjimin, duke theksuar se për të vendi i parë ishte i vetmi që kishte vlerë të plotë, pasi sillte edhe çmimin financiar.

Ledioni: Na kishe thënë në shtëpi që nëse del i katërti…

Rogerti: Dështim total. Normal. Çka do prej meje, do ndonjë gjë të bukur. S’ke per ta kapur, s’ke per ta marre, edhe në do të fitoja, kështu do të rrija.

Ledioni: Si është ajo fjala “It’s finished” (Ka mbaruar).

Rogerti: “I katërti je dështim. I treti dështim, i dyti ndoshta mirë. Kurse i pari pastaj merr lekë.

Ledioni: Por, do të të them diçka të bukur; ndonjëherë të luash është po aq bukur sa të fitosh.

Rogerti: Nuk e di çka je duke thënë vëlla. Unë desha lekë. Lekët nuk i fitova. Kështu që hajde mirupafshim”.

Ledioni i sjell çekun prej 10 mijë eurosh që iu premtua çdo finalisti.

Rogerti: M’i jep këto lekët e mia që i kam fituar këtu, mos harroni edhe ato sfidat që i kam bërë, m’i llogaritni.

Ledioni: Ja 10 mijë euro si finalist, me kujdes.Rogerti: Për çka?

Ledioni: Me kujdes.

Rogerti: Po çka ke se e di se si i menaxhoj unë lekët e mia.

Gjatë këtij momenti, Rogerti u shfaq me një sjellje tëjet arrogante në komunikimin e tij në studio, gjë që u vu re edhe nga publiku.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prinderit nuk kane kurre moshe per femijet familja e ish demokratit ne zi myslim murrizi humb njeriun e zemres 69e4a1a1dd07d
Lajmi i mëparshëm

“Prindërit nuk kanë kurrë moshë për fëmijët!” Familja e ish-demokratit në zi, Myslim Murrizi humb njeriun e zemrës

alarme per bomba ne qendrat tregtare east gate dhe diamond 69e4a9634316a
Lajmi i radhës

Alarme për bomba në qendrat tregtare “East Gate” dhe “Diamond”

Të fundit nga

Efi flet hapur për presionin pas të 30-ave

Efi Dhedhes ka nxitur diskutime të shumta në rrjet pas një deklarate të bërë së fundmi në një intervistë, ku foli hapur për presionin që gratë përjetojnë lidhur me martesën dhe krijimin
ShkoLartë