Një lajm i trishtë është mësuar së fundmi pasi ish-deputeti demokrat Myslim Murrizi së fundmi ka humbur njeriun e tij të zemrës, babain e tij.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vetë demokrati Murrizi i cili përmes një postimi të bërë në rrjet ku ai ndau një foto krah babait, bëri me dije se i ati i tij u nda nga jeta duke lënë një plagë në shpirtin e tij.
Duke bërë të ditur vdekjen e babait të tij, Murrizi emocionoi me fjalët pasi shkroi se në këtë botë njerëzit janë të gjithë kalimtar duke theksuar se prindërit për fëmijët nuk kanë një moshë.
Sakaq, bëhet me dije se ceremonia mortore për babain e ish-deputetit do të zhvillohet ditën e sotme në orën 16:00 në fshatin Sulzotaj të Divjakës.
Babai i 8 fëmijëve, Nazif Qazim Murrizi u nda nga jeta duke lënë pas një dhimbje të thellë për familjarët e tij.
Postimi i plotë i Myslim Murrizit:
LAMTUMIR UDHEHEQESI IM
Me hidherim te thelle njoftojm Miqt Shoket e Dashamiresit se sonte u nda nga jeta BABAI im i Lefterit dhe i 6 motrave
Nazif Qazim Murrizi
Ne kete bote te gjithe jemi kalimtar por per çdo feminje ikja e prinderve shoqerohet me plagosjen e shpirtit sepse PRINDERIT nuk kane kurre moshe per feminjet
QOFSH I XHENETIT BABA DHE ALLAHU NA BASHKOFTE NE XHENET
Varrimi do te behet neser dite e djel date 19 prill 2026 ora 16:00 ne fshatin SULZOTAJ te bashkis Divjak njesia administrative Terbuf( Çerme).
Burimi: botasot.info


