uli hoeness jackson nuk do blihet 68bd6ed38c202

Uli Hoeness: Jackson nuk do blihet

September 7, 2025
1 minut lexim

Pronari “de facto” i Bayern, Uli Hoeness, ka shpjeguar detajet e huazimit të Nicolas Jackson, një nga ngjarjet më të bujshme të merkatos së verës, e cila u kthye gati-gati në një telenovelë.

Hoeness ka saktësuar detajet e marrëveshjes, duke theksuar se shifrat janë ndryshe nga sa thuhet në media.

“Nuk është huazim për 16,5 mln euro, por më pak.

Agjenti dhe lojtari kanë pranuar ulje pagash dhe komisioni, gjithsej 3 mln euro, që do të thotë se huazimi është kryer për 13,5 mln euro”.

“Së dyti, nuk është blerje përfundimtare, sepse Jackson duhet të luajë 40 ndeshje si titullar. Kjo nuk ka shans të ndodhë, kështu që ai nuk do të blihet”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shperndarja e librave ne elbasan pritet te ulen ne bankat e shkolles rreth 15 mije
Lajmi i mëparshëm

Shpërndarja e librave në Elbasan/ Pritet të ulen në bankat e shkollës rreth 15 mijë nxënës

ende asnje gjurme vazhdojne kerkimet per ismet millakun 68bd6edfeb9be
Lajmi i radhës

Ende asnjë gjurmë, vazhdojnë kërkimet për Ismet Millakun

Të fundit nga

ShkoLartë