uldedaj ky titull eshte per te gjithe ata qe besuan 68ffe67a3f53b

Uldedaj: Ky titull është për të gjithë ata që besuan

October 27, 2025
1 minut lexim

Boksieri shqiptar nga Lezha, Jurgen Uldedaj, ka falënderuar njerëzit që e kanë mbështetur në çdo hap të rrugëtimit drejt titullit kampion bote. 

Boksieri shqiptar ka shkruar historinë në Londër, duke u shpallur kampion bote në peshën “Cruiserweight” (deri në 90 kg) të versionit IBO, pas një fitore ndaj kamerunasit Rolly Lambert Fogoum. Në një përballje të fortë dhe të luftuar deri në fund, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës, Uldedaj e ka dominuar përballjen dhe ka siguruar triumfin me vendim unanim të gjyqtarëve (120-108, 118-110, 119-109), duke u bërë kështu shqiptari i parë që fiton një titull bote në këtë kategori.

“Ky titull IBO World Cruiserweight Champion nuk do të ishte i mundur pa njerëzit që më kanë qëndruar pranë çdo ditë: në punë, në betejë dhe në çdo moment të rrugëtimit tim.
Sepp Maurer, njeriu që ka ndërtuar themelin e forcës sime. Falë përkushtimit të tij të jashtëzakonshëm në stërvitje, disiplinës dhe profesionalizmit që sjell nga përvoja e tij gjermane, kam arritur formën më të mirë të karrierës sime”, ka shkruar ai në Facebook.  “Don Charles, një strateg i madh, një mentor dhe një udhëheqës që di si të nxjerrë kampionin brenda çdo boksieri. Me përvojën e tij të gjatë me kampionë si Derek Chisora dhe Daniel Dubois, ai më ka mësuar të mendoj si kampion dhe të besoj në veten time deri në fund. Faleminderit për çdo këshillë, për çdo moment motivimi dhe për gjithë besimin që më ke dhënë”. 

Uldedaj gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për trajnerët ndihmës, fizioterapistin, ekipin e kondicionit dhe nutricionit, si dhe për të gjithë ata që punojnë pas skenës, duke theksuar se “secili prej tyre ka dhënë një pjesë të vetën në këtë fitore”.

Ai e ka mbyllur mesazhin duke theksuar se ky është vetëm fillimi. “Ky titull është për ne, dhe për gjithë ata që besuan se një shqiptar mund të ngjitet në majë të botës”, ka shkruar ai. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak po heton nje deputet te opozites gazetari ka kallezim me emer konkret 68ffe6187565e
Lajmi i mëparshëm

“SPAK po heton një deputet të opozitës”, gazetari: Ka kallëzim me emër konkret

diskutime ne nje komune krasniqi flet per koalicionin e mundshem pdk vv ne nivel lokal 68ffe68432a2d
Lajmi i radhës

Diskutime në një komunë, Krasniqi flet për koalicionin e mundshëm PDK-VV në nivel lokal

Të fundit nga

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se vendi ynë po vazhdon të regjistrojë suksese në indekset ndërkombëtare, kësaj radhe në luftën ndaj krimit të organizuar. Kurti ka shkruar në Facebook se
ShkoLartë