uji ne shkup eshte i sigurt per pije 68a35658d1914

Uji në Shkup është i sigurt për pije

August 18, 2025
1 minut lexim

Uji në Shkup është i sigurt dhe cilësor për pije, tregon raporti i fundit javor laboratorik për cilësinë dhe sigurinë e tij.

Ndërmarrja Publike “Ujësjellës dhe Kanalizime” – Shkup, në njoftimin e sotëm, kujton se me qëllim informimin më të mirë të qytetarëve të qytetit, po ndahet raporti javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, i marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 11 deri më 15 gusht mori 222 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 222 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 54 pika matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të analizave, të gjitha mostrat janë në përputhje me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë, nr. 183/18), sqarohet në kumtesën e ndërmarrjes.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

saraji ne kaos rrugesh profesor pajaziti alarmon muhamed elmazi premton zgjidhje te menjehershme 68a35653b14ab
Lajmi i mëparshëm

Saraji në kaos rrugësh! Profesor Pajaziti alarmon, Muhamed Elmazi premton zgjidhje të menjëhershme

zgjedhjet lokale ndertimet pa leje perplasin kandidatet 68a35b72e66b1
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale/ Ndërtimet pa leje përplasin kandidatët

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë