uefa zyrtarizon hetimin juventusi rrezikon denimin e radhes ne europe 68f246f425a14

UEFA zyrtarizon hetimin, Juventusi rrezikon dënimin e radhës në Europë

October 17, 2025
1 minut lexim

Nga UEFA është konfirmuar se Juventusi është sërish në hetim, pikërisht për periudhën 2022-2025. Bëhet fjalë për parregullshi që dyshohen në anën financiare, ndërsa shtohet frika se mund të vijë një tjetër dënim.

“The Athletic” ka publikuar rastin në fjalë, që po gjykohet nëse “Zonja” ka tejkaluar kufirin e humbjeve të lejuara nga UEFA.

Rezultatet do të publikohen në pranverën e vitit 2026.

Juventusi ndërkohë ka njoftuar se është në dijeni të hetimit në fjalë. Shqetësimi ndërkohë qëndron, pasi mund të përsëritet viti 2023, kur Juventusi u dënuar për të mos marrë pjesë në garat europiane.

“Zonja” po ashtu ndëshkohej edhe me 20 milionë euro gjobë. Pavarësisht se në fund paguante vetëm gjysmën, me kushtin që gjithçka të ishte në rregull për vazhdimësinë.

Ndërkohë tashmë janë duke u hetuar sërish.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

operacioni dentistry sekuestrohen 300 shishe me produkte me afat te skaduar ne tirane 68f2469475e70
Lajmi i mëparshëm

​Operacioni Dentistry, sekuestrohen 300 shishe me produkte me afat të skaduar në Tiranë

vuniqi avokatet e thacit po terhiqen per te ruajtur reputacionin jo per shkak te pageses 68f2470116057
Lajmi i radhës

Vuniqi: Avokatët e Thaçit po tërhiqen për të ruajtur reputacionin, jo për shkak të pagesës

Të fundit nga

ShkoLartë