udheheqesi finlandez ka nisur nje epoke e re e armeve berthamore 6908b19388131

Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore

November 3, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb, tha se ka nisur “një epokë e re e armëve bërthamore”, pasi javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan se planifikojnë të kryejnë testime të reja të armëve bërthamore.

Stubb tha se “logjika e frenimit” dhe “stabiliteti strategjik midis superfuqive” po i nënshtrohet një transformimi.

“Ne kemi hyrë në një epokë të re të armëve bërthamore, të cilën, fatkeqësisht, rëndësia e armëve bërthamore është në rritje”, tha Stubb gjatë një fjalimi në Helsinki më 3 nëntor.

Javën e kaluar presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se SHBA-ja do të fillojë testimet e armëve bërthamore, duke rritur pikëpyetjet nëse kjo nënkupton shpërthimin e parë bërthamor të vendit që nga viti 1992.

Njoftimi erdhi pasi Rusia tha se kishte testuar një raketë të re lundruese bërthamore, Burevestnik, si dhe një dron nënujor me kapacitet bërthamor.

Asnjë shtet tjetër, përveç Koresë së Veriut, nuk dihet të ketë kryer ndonjë shpërthim bërthamor për dekada të tëra.

Rusia dhe Kina nuk kanë zhvilluar testime të tëra që nga viti 1990, respektivisht nga viti 1996.

Të dielën, Trump pretendoi se shtetet si Rusia dhe Kina kanë kryer testime bërthamore nëntokësore, të panjohura për publikun, dhe SHBA-ja do të veprojë njësoj.

”Si mund të ndërtojmë së bashku politikën e frenimit? Si mund ta kontrollojmë përshkallëzimin”, pyeti Stubb, duke theksuar se këto janë pyetje që një vend i vogël i Finlanda, që ndan një kufi prej 1.340 kilometrash me Rusinë, duhet t’i shqyrtojë tani bashkë me aleatët e saj.

Duke hequr dorë nga dekada të mosangazhimit ushtarak, ky vend nordik iu bashkua NATO-s më 2023, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e rende ne tirane 43 vjecari tenton ti jap fund jetes perfundon ne spital 6908b12554807
Lajmi i mëparshëm

E rëndë në Tiranë, 43-vjeçari tenton t’i jap fund jetës, përfundon në spital

momente paniku ne zemer te romes shembet nje pjese e kulles mesjetare torre dei conti plagoset nje punetor 6908b347a6708
Lajmi i radhës

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

Të fundit nga

ShkoLartë