momente paniku ne zemer te romes shembet nje pjese e kulles mesjetare torre dei conti plagoset nje punetor 6908b347a6708

Momente paniku në zemër të Romës/ Shembet një pjesë e kullës mesjetare “Torre dei Conti”, plagoset një punëtor

November 3, 2025
1 minut lexim

Momente paniku janë regjistruar në qendër të kryeqytetit italian, pranë Forumit të famshëm Roman.

Një pjesë e kullës mesjetare Torre dei Conti u shemb ditën e sotme gjatë punimeve për rikonstruksion, duke plagosur rëndë të paktën një punëtor, ndërsa katër punëtorë u shpëtuan.

Qindra turistë u bënë dëshmitarë të ngjarjes, ndërsa zjarrfikësit përdorën shkallët mobile për të shpëtuar punëtorët nga pjesët e larta të kullës. Tre punëtorë u nxorën të gjallë, ndërsa një i katërt mbeti i bllokuar brenda strukturës.

Gjatë operacionit të shpëtimit, një pjesë tjetër e kullës u shemb papritmas, duke ngritur re pluhuri mbi zonën përreth. Zjarrfikësit që ndodheshin në shkallët mobile u tërhoqën menjëherë për të shmangur rreziqet.

Torre dei Conti, e ndërtuar në shekullin e 13-të nga Papa Innocent III për të strehuar familjen e tij, ka pësuar dëmtime të mëdha gjatë një tërmeti në vitin 1349 dhe ka pësuar shembje të tjera në shekullin e 17-të.

Në vendngjarje ishin të pranishëm edhe Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri, dhe Ministri i Kulturës, Alessandro Giuli, për të monitoruar situatën.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh, duke rikujtuar rrezikun që përfaqësojnë strukturat historike në qendrat turistike.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

udheheqesi finlandez ka nisur nje epoke e re e armeve berthamore 6908b19388131
Lajmi i mëparshëm

Udhëheqësi finlandez: Ka nisur një epokë e re e armëve bërthamore

territorialja mblidhet te premten pd ende nuk ka dorezuar emrat e anetareve 6908b65349c06
Lajmi i radhës

“Territorialja” mblidhet të premten, PD ende nuk ka dorëzuar emrat e anëtarëve

Të fundit nga

A u mashtrua nga menaxheri? Flet Nora Istrefi

Gjatë ditës së djeshme kanë qarkulluar në disa media raportime lidhur me një koncert të Nora Istrefit të planifikuar në Chicago, ku janë ngritur pikëpyetje rreth organizimit të tij dhe disa pagesave të
ShkoLartë