u propozua per president deklarohet sejdiu jam ne sherbim te qytetareve dhe shtetit 6a956a520c6b9

U propozua për president, deklarohet Sejdiu: Jam në shërbim të qytetarëve dhe shtetit

August 31, 2026
1 minut lexim

Bekim Sejdiu është propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pas negociatave të zhvilluara gjatë ditëve të fundit mes dy subjekteve politike.

Sejdiu ka thënë se pajtueshmëria për emrin e tij e nderon, duke falënderuar përfaqësuesit e të dyja partive për besimin e dhënë.

“Siç e tha kryetari i Lidhjes Demokratike, zotëri Abdixhiku, dhe siç jeni në njohuri të gjithë, përgjatë ditëve të fundit partitë politike, përkatësisht Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë zhvilluar negociata intensive me qëllim të gjetjes së një emri të një kandidati jopartiak për postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjatë këtyre negociatave, dy partitë kanë arritur një pajtueshmëri për emrin tim si kandidat presidencial. Gjithsesi, kjo mua më bën të ndihem i nderuar. Besimi që më kanë dhënë përfaqësuesit e dy partive politike — për çka shfrytëzoj rastin publikisht t’i falënderoj — është besim i madh dhe nder i madh.

Unë e kam pranuar këtë propozim, ndonëse ambicia ime ka qenë gjithmonë në fusha më shumë akademike dhe profesionale. Sidoqoftë, duke qenë plotësisht i vetëdijshëm për barrën dhe përgjegjësinë që sjell posti i Presidentit, si dhe për kontekstin aktual politik të Republikës së Kosovës, jam vënë në shërbim të Republikës së Kosovës, të qytetarëve dhe të shtetit tonë, që t’u shërbej me devotshmëri, siç kam bërë gjithmonë, kudo dhe kurdo që më jepet rasti brenda kapaciteteve të mia.

Siç e dimë të gjithë, procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës është një proces që ka një aspekt politik dhe një procedurë kushtetuese në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Screenshot 20260831 125951 Video Player
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Fëmijët nuk mund të jenë viktima të burokracisë, Buteli duhet të gjejë zgjidhje

perfshihet nga flaket magazina me ushqime ne maliq zjarrfikesit ne vendngjarje 6a956aaf4ce1f
Lajmi i radhës

Përfshihet nga flakët magazina me ushqime në Maliq, zjarrfikësit në vendngjarje

Të fundit nga

ShkoLartë