Një magazinë me rezerva ushqimore është përfshirë nga zjarri në fshatin Zëmblak, në Maliq.
Sipas të dhënave paraprake, flakët kanë përfshirë ambientin e magazinimit, ndërsa deri tani nuk raportohet rrezik për banesat përreth.
Në vendngjarje kanë mbërritur mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.
Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.
Burimi: botasot.info


