U përfol nga ish i dashuri se i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale për fytyrën, rrëfehet aktorja e njohur: Ja si qëndron e vërteta

March 22, 2026
1 minut lexim

Aktorja e njohur Denise Richards ka zbuluar se së fundmi i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale estetike për fytyrën, me qëllim rikthimin e pamjes së saj të mëparshme.

Në një intervistë për Allure, 55-vjeçarja ndau detaje nga përvoja e saj me procedurat kozmetike, duke treguar se operacioni është kryer rreth tetë muaj më parë. Ajo madje publikoi edhe foto nga ndërhyrja, duke qenë transparente me publikun.

Richards rrëfeu se ishte e tronditur kur lajmi për ndërhyrjen e saj u bë publik nga ish-bashkëshorti i saj, Aaron Phypers, përpara se ajo vetë të ishte gati të fliste. “Doja t’i ktheja gjërat siç ishin më parë. Isha e tmerruar”, u shpreh ajo, duke shtuar se si person publik prej moshës 20-vjeçare, ndryshimet në pamje janë të vështira për t’u fshehur.

Aktorja theksoi se kjo është hera e parë që i nënshtrohet një operacioni në fytyrë, megjithëse më parë ka kryer ndërhyrje të tjera estetike, përfshirë zmadhimin e gjoksit në moshën 19-vjeçare dhe një operacion korrigjues për implantet.

“Është natë me ditë”, tha ajo për ndryshimin para dhe pas ndërhyrjes, duke e përshkruar rezultatin si “vërtet tronditës”.

Pas operacionit, Richards zbuloi se edhe figura të tjera publike janë ndjerë më të hapura për të diskutuar përvojat e tyre me ndërhyrjet estetike, megjithëse ajo zgjodhi të mos përmendë emra. Ajo theksoi se është e rëndësishme që publiku të kuptojë se pamja rinore nuk vjen vetëm nga produkte kozmetike apo trajtime jo-invazive.

Teksa kujtoi edhe periudhën e divorcit, Richards tregoi se ish-partneri i saj kishte përhapur pretendime se ndërhyrja kishte dështuar, gjë që ajo e cilësoi si “qesharake”.

Në fund, aktorja pranoi se kishte hezituar të fliste publikisht për këtë çështje, por rrethanat e shtynë ta bënte këtë më herët nga sa kishte planifikuar.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjendet trupi i dekompozuar i nje gruaje ne kocan prokuroria jep detaje 69bf1e58532c7
Lajmi i mëparshëm

Gjendet trupi i dekompozuar i një gruaje në Koçan, Prokuroria jep detaje

strikovic realizoi per fitoren e skuadres shqiptare ne mal te zi 69bf26880864b
Lajmi i radhës

Strikoviç realizoi për fitoren e skuadrës shqiptare në Mal të Zi 

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të

Irani sulmon sërish Emiratet e Bashkuara Arabe

Emiratet e Bashkuara Arabe janë sulmuar sërish nga Irani. Ministria e Mbrojtjes e këtij vendi dhe Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive njoftuan të shtunën se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktualisht të
ShkoLartë