Naser Aliji i është nënshtruar një operacioni ditën e sotme.
Fatmirësisht gjithçka për futbollistin e Dinamos ka shkuar siç duhet.
Mbrojtësi i Kombëtares ka vendosur të operohet në Gjermani. Futbollisti nëpërmjet një postimi ka treguar se gjithçka ka shkuar me sukses.
Madje nga shtrati i spitalit ka bërë me duar edhe simbolin e shqiponjës, duke iu bashkuar kështu edhe 31-vjeçari festimeve për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Burimi: botasot.info


