u mbajt akademia perkujtimore ne nderim te jetes dhe vepres se hoxhe jakup asipit 6962d5786dbca

U mbajt Akademia Përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Hoxhë Jakup Asipit

January 11, 2026
1 minut lexim

Dje, më 9 janar 2026, në Teatrin Shqiptar në Shkup u mbajt Akademia Përkujtimore me rastin e shënimit të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të Hoxhë Jakup Asipit, figurë e shquar e besimit islam, moralit shoqëror dhe angazhimit kombëtar shqiptar.
Kjo akademi përkujtimore u organizua nga Fondacioni për Zhvillim dhe Qytetërim AXIS dhe Shoqata Edukative Vllaznia.
Akademia u hap me lexim nga Kurani nga Hfz. Asip Emërrllahu, ndërsa fjalën e mirëseardhjes e mbajti moderatori i programit, z. Arsim Jonuzi.
Fjalë hyrëse, në emër të organizatorëve, mbajtën z. Rufat Sherifi, Kryetar i Fondacionit AXIS, si dhe z. Milazim Mustafa, përfaqësues i Shoqatës Edukative Vllaznia.
Me fjalë përshëndetëse u paraqitën Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe z. Naim ef. Tërnava, Myfti i Kosovës, të cilët vlerësuan lart kontributin fetar, arsimor dhe kombëtar të Hoxhë Jakup Asipit.
Programi vazhdoi me kumtesa tematike nga personalitete fetare dhe studiues nga vendi dhe rajoni. Kumtesën e parë e mbajti Hoxhë Shaban Neziri nga Kumanova, ndërsa kumtesën e dytë Hoxhë Ibrahim Beqiri nga Ferizaji.
Akademia u pasurua edhe me interpretimin e ilahisë kushtuar Hoxhë Jakup Asipit, të interpretuar nga ilahistët Nderim Alimi, Nusret Kurtishi dhe Nafidan Miftari.
Kumtesën e tretë e mbajti Muhamed Hanefi nga Stambolli, ndërsa pjesa artistike e programit u plotësua me recital poetik kushtuar Hoxhë Jakup Asipit, interpretuar nga aktori Arsim Fazlija.
Në vazhdim, kumtesa e katërt u mbajt nga Hoxhë Husamedin Abazi nga Prishtina, ndërsa kumtesa e pestë nga Hoxhë Sabahudin Jashari nga Tirana, të cilët trajtuan dimensione të ndryshme të trashëgimisë fetare, morale dhe kombëtare të Hoxhë Jakup Asipit.
Akademia u përmbyll me fjalën falënderuese në emër të familjes së Hoxhë Jakup Asipit, të mbajtur nga Sadudin Asipi, i biri i tij, i cili shprehu mirënjohje për organizatorët dhe për të gjithë pjesëmarrësit për këtë përkujtim dinjitoz.
Prezenca e pjesëmarrësve nga vendi, Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevës dhe diaspora dëshmoi vlerësimin institucional dhe shoqëror për figurën dhe veprën e Hoxhë Jakup Asipit, si dhe rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së trashëgimisë së tij shpirtërore dhe kombëtare brezave të ardhshëm.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali vendi po vazhdon me perkushtim zbatimin e agjendes reformuese per be 6962d4db960a8
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Vendi po vazhdon me përkushtim zbatimin e Agjendës Reformuese për BE

permbytjet ne novosele peshqit vizitojne zonat e banuara 6962e2b96f041
Lajmi i radhës

Përmbytjet në Novoselë, peshqit ‘vizitojnë’ zonat e banuara

Të fundit nga

ShkoLartë