u kapen me kontrabande cigaresh te nyja e radishanit arrestohet nje shkupjan dhe dy shtetas te serbise 68deef3563ab0

U kapën me kontrabandë cigaresh te nyja e Radishanit, arrestohet një shkupjan dhe dy shtetas të Serbisë

October 2, 2025
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se ka arrestuar tre persona, njëri nga Shkupi dhe dy nga Serbia, pasi janë kapur me kontrabandë cigaresh, përcjell TV21.

“Më 02.10.2025 në orën 01:00, nëpunës policorë nga Njësiti për Polici Intervenuese pranë SPB Shkup i privuan nga liria M.Z. (49) nga Shkupi dhe M.M. (27) dhe D.P. (24), të dy nga Republika e Serbisë. Më parë, në nyjen e Radishanit, nëpunës policorë kanë gjetur personat duke transferuar kuti cigaresh nga një furgon “Mercedes” me targa të Shkupit në një automjet transportues “Man” me rimorkio me targa kombëtare serbe.

Automjetet dhe cigaret janë sekuestruar dhe me udhëzim të prokurorit publik, personat janë privuar nga liria dhe janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër M.Z. do të ngrihet kallëzim për “fshehje tatimi” sipas nenit 279 të Kodit Penal, ndërsa kundër shtetasve serbë do të ngrihet kallëzim për “tregti të palejuar” sipas nenit 277 të Kodit Penal”, thonë nga MPB-ja.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

azizi ali ahmeti si nastradin hoxha po tregon peralla neper tubime 68dee7edee179
Lajmi i mëparshëm

Azizi: Ali Ahmeti si Nastradin Hoxha, po tregon përalla nëpër tubime

manjani veliaj mund te kandidoje si i pavarur 68def0992465f
Lajmi i radhës

Manjani: Veliaj mund të kandidojë si i pavarur

Të fundit nga

ShkoLartë