u kap me 200 mije euro te padeklaruara ne tabanoc ndalohet pjesa me e madhe e parave 6ab28cf220af5

U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

September 22, 2026
1 minut lexim
ll 1

Në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 200 mijë euro të padeklaruara, të cilat po tentoheshin të futeshin në vend nga një shtetas hungarez.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafë Dauti.

Sipas tij, paratë janë gjetur të fshehura në disa çanta dhe një valixhe, të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit.

Pas zbatimit të masave të parashikuara me Ligjin për Punën Devizore, shtetasit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 190 mijë euro janë mbajtur nga autoritetet.

Për rastin është paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Drejtoria e Doganave njofton se kontrollet dhe zbatimi i legjislacionit do të vijojnë në pikat kufitare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjerohet safe city ne kumanove kamerat e reja do te vendosen ne kater lokacione 6ab28ba1a185e
Lajmi i mëparshëm

Zgjerohet “Safe City” në Kumanovë | Kamerat e reja do të vendosen në katër lokacione

ndalova konfliktin kosove serbi trump numeron 8 konfliktet qe u dha fund me shkruajten letra falenderimi 6ab2a372ef6ad
Lajmi i radhës

“Ndalova konfliktin Kosovë-Serbi”, Trump numëron 8 konfliktet që u dha fund: Më shkruajtën letra falënderimi

Të fundit nga

Shpallet urdhërarrest ndërkombëtar për Iva Mihaillovën

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar për Iva Mihaillova. “Personi kërkohet me urdhërarrest qendror dhe ndërkombëtar, bazuar në kërkesën e Gjykatës Themelore të Koçanit, për vepër penale
ShkoLartë