u kap duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi te korruptonte punonjesit e policise procedohet penalisht 35 vjecari ne durres 6978a6a5a3473

U kap duke drejtuar automjetin i dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e policisë, procedohet penalisht 35-vjeçari në Durrës

January 27, 2026
1 minut lexim

Shkon në 4 numri i drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjete në gjendje të dehur dhe nën ndikimin e alkoolit dhe kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore.

Ofroi 100 euro për të mos kryer testin e alkoolit, procedohet penalisht 35-vjeçari.

Nga testi rezultoi se e drejtonte automjetin në ndikimin e alkoolit (masa 0.46 mg/l).

Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, gjatë monitorimit të qarkullimit, me objektiv identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, në aksin rrugor “Ura e Dajlanit – Shkozet”, konstatuan shtetasin D. K., që dyshohej se drejtonte automjetin në ndikimin e alkoolit.

Punonjësit e Policisë Rrugore i kanë komunikuar drejtuesit të automjetit se do t’i nënshtrohej kryerjes së testit të alkoolit.

Në atë moment, shtetasi D. K. ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar 100 euro për të shmangur kryerjen e testit të alkoolit.

Nga kryerja e testit rezultoi se e drejtonte automjetin në ndikimin e alkoolit, në masën 0.46 mg/l.

Në përfundim të veprimeve procedurale, nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

xi kina synon te mbeshtese rendin boteror te bazuar ne okb 6978a4f35f205
Lajmi i mëparshëm

Xi: Kina synon të mbështesë rendin botëror të bazuar në OKB

zhvendosja e kadastres se vlores punonjes dhe qytetare kunder vendimit 6978a9cd70b4f
Lajmi i radhës

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Të fundit nga

Braziliani do të mbetet në Premierligë

Douglas Luiz ka ndërprerë huazimin e tij te Nottingham Foresti. Por braziliani, do të mbetet në Premierligë pasi që ai do të bëjë rikthimin e tij tek Aston Villa. Marrëveshje verbale me

Arrestohen tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës

Tre zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë arrestuar të martën, nën dyshimin për marrje ryshfeti. Lajmin e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi. Sipas Prokurorisë, të arrestuarit dyshohen
ShkoLartë