u dhunua nga policia flet ne proteste aktivisti arber lleshi nje person pa uniforme me goditi 30 here me grusht ne makinen e policise 6a4ab5b36404a

U dhunua nga policia, flet në protestë aktivisti Arbër Lleshi: Një person pa uniformë më goditi 30 herë me grusht në makinën e policisë!

July 5, 2026
1 minut lexim

Arbër Lleshi një prej protestuesve të dhunuar nga policia pas incidenteve të enjten para parlamentit i cili u lirua sot nga gjykata mori fjalën në protestën e 36-të.

Ai tregoi për dhunë e ushtruar nga policia dhe civilë të infiltruar në protestë. Lleshi u dhunua me grushte në makinën e policisë dhe në komisariat nuk iu dha ndihma mjekësore.

Arbër Lleshi: Arrestimet siç i keni parë të dhunshme makabre që nuk janë të denja për asnjë vend edhe si Rusia, protesta jonë nuk është për luftën politike që bëhet në parlament PS-PD. është për luftën politike që bën gen Z ndaj kupolës së vjetër të së shkuarës. Dhuna policore e ushtruar ndaj bashkëaktivistëve është e paprecedent. I keni parë filmimet. Jam dhunuar në automjetin e policisë nga parlamenti deri te komisariati i policisë. Nuk dua të viktimizohem aspak. Këtu ndjehem më i fortë se kurrë bashkë me aktivistët. Dhuna policore i përket shekullit të kaluar, kohës së komunizmit. Një person me duart e prangosura që godet 30 me grushta pa uniformë në sediljet e policisë është torturë. Në komisariatin e policisë nuk i është dhënë as ndihma mjekësore e kërkuar. Kjo është shkelja e të drejtave të njeriut. Një kryeministër që guxon të thotë Fuck you popullit nuk mund të shkelë më në kryeministri.

Ata njerëz të policisë që nuk përfaqëson shumicën e policisë janë vegla të një kupole politike të vjetër që e përdor funksionin e policisë për qëllimet e zeza politike për tu kapur pas pushtetit. Dhuna goditjet apo grushtet e paligjshme të efektivëve të korruptuar nuk mundet të mposhtë grushtin e revolucionit tuaj paqësor. Kam qenë jo vetëm por të gjithë aktivistët e arrestuar jemi emocionuar nga solidariteti juaj rreth godinës. Fakti që nuk na keni lënë vetëm na jep zemër ta mbushim këtë shesh për një vit rresht pa u ndalur. Kjo është ajo që Shqipëria e së ardhmes ka nevojë. Sensibilitet social me njëri-tjetrin. Mesazhi im i fundit, dua tju them kupolës së vjetër që nuk do dorëzohemi. Ju thoni të gjithëve ejani mblidhuni këtu.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dogana konfirmon se ishte e perfshire ne hetimet per krim te organizuar 6a4ab5328eb84
Lajmi i mëparshëm

Dogana konfirmon se ishte e përfshirë në hetimet për krim të organizuar

marina amerikane pezullon kerkimin per anetarin e ekuipazhit te helikopterit te zhdukur ne detin arabik 6a4ab61655f4a
Lajmi i radhës

Marina amerikane pezullon kërkimin për anëtarin e ekuipazhit të helikopterit të zhdukur në Detin Arabik

Të fundit nga

Raportohet për shpërthime në jug të Iranit

Media shtetërore iraniane ka raportuar për shpërthime në disa lokacione në provincën jugore të Hormozganit. Shpërthime u raportuan në ishullin Keshm, në Sirik, Jask dhe Bandar Abas, teksa ka njoftime kundërthënëse lidhur
ShkoLartë