dogana konfirmon se ishte e perfshire ne hetimet per krim te organizuar 6a4ab5328eb84

Dogana konfirmon se ishte e përfshirë në hetimet për krim të organizuar

July 5, 2026
1 minut lexim

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se, me vendim të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka qenë e përfshirë që nga fazat e para të hetimeve në rastin e dyshimeve për krim të organizuar në fushën e derivateve të naftës.

Sipas komunikatës, në nëntor të vitit 2024, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale, është ndaluar dërgesa e parë e dyshuar, duke shënuar nisjen e një procesi të koordinuar hetimor ndërinstitucional.

Dogana thekson se ka qenë pjesë e ekipit të përbashkët hetimor gjatë gjithë procesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Institucioni rikujton se, që nga maji i vitit 2021, kontrolli laboratorik i cilësisë së derivateve të naftës është rikthyer në laboratorin e Doganës, pas një vendimi të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas Doganës, ky sistem ka sjellë kursime prej rreth 1.5 milion eurosh në shpenzimet për analiza laboratorike, ndërsa ka garantuar kontroll të paanshëm dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

netanyahu mohon percarjen me trump jo gjithmone biem dakord 6a4ab0a982a2e
Lajmi i mëparshëm

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

u dhunua nga policia flet ne proteste aktivisti arber lleshi nje person pa uniforme me goditi 30 here me grusht ne makinen e policise 6a4ab5b36404a
Lajmi i radhës

U dhunua nga policia, flet në protestë aktivisti Arbër Lleshi: Një person pa uniformë më goditi 30 herë me grusht në makinën e policisë!

Të fundit nga

ShkoLartë