u dhunova nga ushtria izraelite aktivistja e njohur greta thunberg tregon provat tronditese 68f14ca654527

“U dhunova nga ushtria izraelite”, aktivistja e njohur Greta Thunberg tregon provat tronditëse

October 16, 2025
1 minut lexim

Aktivistja e njohur, Greta Thunberg, ka rrëfyer për herë të parë përvojën tronditëse gjatë pesë ditëve të ndalimit nga ushtria izraelite, pasi u kap në anijen humanitare për Gazën.

Në një intervistë ekskluzive për gazetën suedeze Aftonbladet, ajo ka treguar se si është fyer, abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht nga forcat izraelite.

Sipas Thunberg, një valixhe e saj e kuqe ishte bërë objekt talljeje dhe urrejtjeje, e mbuluar me vizatime fyese intime, përfshirë një flamur izraelit.

“Ushtarët izraelitë ma përsëritnin këtë fjalë pa pushim. Më fyenin, më godisnin me grushte dhe me shkelma, më bënin foto pa lejen time, thjesht sepse mundeshin. Ishte një mungesë totale e ndjeshmërisë njerëzore”, ka treguar ajo.

Thunberg, e cila u arrestua së bashku me anëtarët e tjerë të anijes humanitare dy javë më parë, tha se përvoja e saj nuk është asgjë krahasuar me atë që përjetojnë palestinezët në mënyrë të përditshme:

“Nuk bëhet fjalë për mua apo anijen. Ka mijëra e mijëra palestinezë, përfshirë qindra fëmijë, të burgosur pa gjyq. Shumë prej tyre me shumë gjasë torturohen”.

“Nëse ata guxuan të më trajtonin kështu mua, një vajzë e bardhë, e njohur, me vëmendjen e gjithë botës mbi mua, imagjinoni çfarë janë të aftë të bëjnë me palestinezët, në fshehtësi, larg syve të mediave”, theksoi ajo.

Në një moment të rrëfimit, Thunberg tregon se pa rreth 50 njerëz, në gjendje çnjerëzore, duke përshkruar kushtet e rënda të burgut Ketziot.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deri 13 ore ne dite parlamenti grek miraton projektligjin per zgjatjen e orarit te punes sindikata ne greve 68f14af32e76a
Lajmi i mëparshëm

Deri 13 orë në ditë/ Parlamenti grek miraton projektligjin për zgjatjen e orarit të punës, sindikata në grevë

ngjarjet e dates 17 tetor 68f151d03ceb5
Lajmi i radhës

Ngjarjet e datës 17 tetor

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë