Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen e Ergys Kolaverit duke prishur vendimin e pafajësisë ndaj tij të shpallur në 26 tetor 2022 nga Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha vendimi u shpall sot dhe siç urdhëroi trupa gjyqësore vendimi prishet dhe kthehet për t’i rigjykuar nga një trupë tjetër në të njëjtën gjykatë.
Më herët rezulton se apeli kishte ndryshuar vendimmarrjen e Gjykatës për krimet e rënda të 2016 qe kishte dhënë 20 vite burgim e më pas u ndryshuar edhe gjithë odisenë e atentatit me armë snajper të 2016 ku u qëllua me armë zjarri në burgun e Vaqarrit.
Por ndërsa ishte në shënjestër Gazmir Daci për motive që u hetuan për gjakmarrje i plagosur mbeti i burgosur L. Dulaj që gjatë hetimeve ka rezultuar të ishte objektiv i gabuar i sulmit.
I akuzuar për këtë ngjarje nga ish prokuroria e krimeve të rënda Kolaveri ndaj të cilit u zyrtarizuan akuzat e “Vrasjes për gjakmarrje të mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, për motive gjakmarrje kundër shtetasit Daci, ky i fundit i përfshirë më herët në vrasjen e Valmir Kolaverit dhe plagosjen e rëndë të vëllait tjetër krime për të cilat u gjet fajtor dhe u dënua me 35 vite burgim.
Burimi: botasot.info


