u arrestua si i dyshuar per vrasjen e biznesmenit mondi mehalla cfare deklaroi ish ortaku i tij po prisja ta takoja ne telefon nuk mu pergjigj 69385f8d65620

U arrestua si i dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, çfarë deklaroi ish-ortaku i tij: Po prisja ta takoja, në telefon nuk mu përgjigj

December 9, 2025
1 minut lexim

Ish-ortaku i Mondi Mëhalla, Xhino Ago, ka dhënë dëshminë e tij përpara hetuesve, duke treguar se si nuk ka arritur të lidhet me viktimën në telefon.

Në dosjen që disponon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, tregohet një pjesë e dëshmisë së tij, përfshirë mënyrën se si e ka marrë vesh ekzekutimin.

Ai ka shpjeguar se gjatë kësaj kohe ishte dhe Fatlinda Istrefi në shtëpinë e tij dhe po diskutonin që të iknin në Tiranë.

“Pas kësaj bisede unë shikova nga shtëpia ime autostradën dhe pash se kishte trafik dhe i thashë kunati Urimit shko t’i tako Mondin, unë po çoj në Tiranë, Fatlindën. Dhe kështu ndodhi unë me makinën time çova Fatlindën në Kodër Institut, dhe unë jam kthyer në Elbasan, dhe kam shkuar direkt tek zyrat dhe po prisja Mondin, i rashë telefonit dhe nuk më përgjigjej dhe kam qëndruar rreth 20 min dhe ora e saktë ka qenë 18 e ca fiks nuk mbaj mend orën dhe më pas kam qëndruar deri kur më mori në telefon Enola, operatorja e kompanisë sime”.

Gjatë shpjegimit, Xhino Ago, është shprehur se në shtëpi ka qëndruar me gjyshen dhe babin, kurse nëna e tij kishte ikur në Tiranë me kunatin, sepse se nipat dhe mbesat i mbajnë prindërit e tij.

Ndër të tjera ka treguar se ka në pronësi 16 makina të markës  kineze elektrike, prej të cilave 7-8 automjete i kishte me qira Mond Mëhalla.

Në lidhje me ngjarjen deklaruesi është shprehur se kur ka marrë vesh për ngjarjen nëpërmjet telefonit nga operatorja e firmës është nisur me shpejtësi tek karburant ‘’Xh*** Oil’’ dhe ka parë policinë aty dhe “Range Roverin” ndaluar.

Aty ka mësuar nga personat që ishin aty afër se Mondi, ishte vrarë me armë zjarri.

Lexo edhe: Vrasja e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, flet ish-ortaku i arrestuar: Isha vetëm me të…


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare premtoi kociu ne bruksel 69385ec0e0574
Lajmi i mëparshëm

​Çfarë premtoi Koçiu në Bruksel?

google nen hetim nga be shqyrtohet keqperdorimi i te dhenave nga inteligjenca artificiale 69385f9608cf5
Lajmi i radhës

“Google” nën hetim nga BE, shqyrtohet keqpërdorimi i të dhënave nga Inteligjenca Artificiale

Të fundit nga

Strategjia e SHBA-së për sigurinë, fyerje për BE-në

“Ne nuk mund të pranojmë kërcënimin, për ndërhyrje në jetën politike të Europës”, tha António Costa të hënën (08.12..2025) në Bruksel. Presidenti i Këshillit Europian gjatë një diskutimi në Institutin Jacques-Delors u

Bullgari dhe SHBA me fokus te dialogu strategjik

Presidenti bullgar Rumen Radev dhe Christopher Smith, zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Evropën Lindore dhe Politikën dhe Çështjet Rajonale, diskutuan të martën partneritetin strategjik midis Bullgarisë dhe Shteteve të Bashkuara.
ShkoLartë