tymi toksik mbulon nga mamurrasi ne kamez dyshohet per zjarrvenie te qellimshme 6a905cf0472e9

Tymi toksik mbulon nga Mamurrasi në Kamëz, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

August 27, 2026
1 minut lexim

Një zjarr masiv ka përfshirë sërish vendgrumbullimin e mbeturinave në Kameras të Fushë-Krujës, duke shkaktuar një situatë alarmante mjedisore për të gjithë zonën rrethuese. Sipas të dhënave të para nga autoritetet, ekzistojnë dyshime të forta se zjarri është i qëllimshëm, pasi flakët i janë vënë të gjithë fushës së mbetjeve njëkohësisht, çka ngre dyshime për përdorimin e lëndëve djegëse.

Kjo është hera e dytë brenda një periudhe rreth njëmujore që ky vendgrumbullim bie pre e flakëve. Reja e dendur e tymit toksik ka mbuluar menjëherë zonën, ndërsa në varësi të drejtimit të erës, tymi po përhapet me shpejtësi drejt Mamurrasit dhe Kamzës, duke vështirësuar frymëmarrjen e banorëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po përpiqen të mbajnë flakët nën kontroll për të shmangur përhapjen e mëtejshme. Megjithatë, ekspertët bëjnë me dije se izolimi dhe shuarja e zjarrit është e pamundur të realizohet vetëm me ujë nga mjetet zjarrfikëse.

Kjo lloj vatre kërkon nevojë urgjente për ndërhyrje me mjete të rënda dhe fadroma për të bërë kapsulimin e mbetjeve me dhe, si e vetmja mënyrë efikase për shuarjen e plotë të flakëve nën sipërfaqe.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vendimi i speciales liria ka emer me dy organizime njeri ne prishtine tjetri ne hage 6a905c736f750
Lajmi i mëparshëm

Vendimi i Speciales, “Liria ka emër” me dy organizime: Njëri në Prishtinë, tjetri në Hagë

sulm kibernetik ndaj 3 aeroporteve britanike ekspozohen te dhenat e 8 7 milione pasagjereve 6a905d521dbfe
Lajmi i radhës

Sulm kibernetik ndaj 3 aeroporteve britanike, ekspozohen të dhënat e 8.7 milionë pasagjerëve

Të fundit nga

ShkoLartë