turqia do te jete garantues per furnizimin e hungarise me gaz rus thote orban 69374696b828b

Turqia do të jetë garantues për furnizimin e Hungarisë me gaz rus, thotë Orban

December 8, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, janë pajtuar që Turqia të jetë garantues që gazi rus të vazhdojë të rrjedhë drejt Hungarisë, tha Orban të hënën.

Hungaria e ka ruajtur varësinë e saj nga energjia ruse që prej fillimit të luftës në Ukrainë, për çfarë është përballur me kritika nga disa aleatë të vet në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Hungaria nënshkroi marrëveshje 15-vjeçare me Rusinë në vitin 2021 për të blerë 4.5 miliardë metra kub gaz çdo vit dhe e rriti sasinë e blerjeve nga Gazprom vitin e kaluar, duke importuar rreth 7.5 miliardë metra kub gaz rus përmes tubacionit TurkStream.

“Sot u pajtuam me presidentin që ju, Turqia, do të garantoni për rrugën, në mënyrë që ne të mund ta transportojmë (gazin) nga Rusia në Hungari”, tha Orban në një konferencë shtypi të transmetuar nga kanali shtetëror M1.

Orban tha gjithashtu se Hungaria ka marrë 7.5 miliardë metra kub gaz përmes tubacionit TurkStream deri më tani këtë vit.

Muajin e kaluar, Shtetet e Bashkuara e përjashtuan Hungarisë për një vit nga sanksionet amerikane për përdorimin e naftës dhe gazit rus, pasi Orbani kërkoi lehtësim gjatë një takimi miqësor me presidentin Donald Trump në Uashington.

Orban u takua gjithashtu me presidentin rus, Vladimir Putin, në Moskë, në fund të nëntorit.

Ai tha në Facebook në atë kohë se po vizitonte Moskën “për të siguruar që furnizimi me energji i Hungarisë të jetë i garantuar për këtë dimër dhe për vitin e ardhshëm”. / REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samsung njofton programin beta te one ui 8 5 6937464ea7985
Lajmi i mëparshëm

Samsung njofton programin beta të One UI 8.5

takimi i zelenskyt me lideret evropiane ukraina pritet te ndaje me shba ne planin e rishikuar te paqes 693748467a8f7
Lajmi i radhës

Takimi i Zelenskyt me liderët evropianë, Ukraina pritet të ndajë me SHBA-në planin e rishikuar të paqes

Të fundit nga

Ngjarjet e datës 9 dhjetor

Mbahet Java e Ekonomisë Formale dhe Tregtisë së Ndershme, për transparencë, konkurrencë të ndershme dhe zhvillim të qëndrueshëm. (Hotel Courtyard by Marriott, ora 08:30) Agjencia për Informim dhe Privatësi, mban konferenca për
ShkoLartë