turqi mori leje nga burgu 35 vjecari vret vajzen nenen dhe bashkeshorten 698c8d82df148

Turqi/ Mori leje nga burgu, 35-vjeçari vret vajzën, nënën dhe bashkëshorten

February 11, 2026
1 minut lexim

Një i burgosur, i cili mori leje të përkohshme nga një burg në Turqi, ka vrarë bashkëshorten, vajzën 8-vjeçare dhe nënën e tij, përpara se t’i japë fund jetës.



Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ankara dhe ka shkaktuar reagime të forta në vend.

Sipas mediave, Recep Cengiz, 35 vjeç, po kryente një dënim katërvjeçar për mashtrim dhe kërcënime me armë. Ai ndodhej në një periudhë lejeje 11-ditore nga burgu në Ankara.

Pas lirimit të përkohshëm, ai udhëtoi drejt lagjes “Kuşcağız” në kryeqytet, ku u përball me nënën e tij, Azize Cengiz, 57 vjeç, dhe vajzën e tij 8-vjeçare, Azra. Pas një debati, ai dyshohet se i qëlloi për vdekje dhe më pas futi trupat e tyre në bagazhin e makinës.

Më pas, Cengiz shkoi në banesën e ish-bashkëshortes së tij, të cilët ishin të divorcuar, Beyzanur Uçan Cengiz. I maskuar si korrier, ai e qëlloi për vdekje në pragun e derës së saj. Sipas raportimeve, 35-vjeçari më pas e drejtoi armën nga vetja dhe kreu vetëvrasje.

Motivet e kësaj tragjedie mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas krimit u bë e ditur se Cengiz fillimisht mbahej në një burg të mbyllur, por më pas ishte transferuar në një burg të hapur. Gjithashtu, dyshohet se ai kishte dëmtuar instalimet elektrike në banesën e bashkëshortes, në përpjekje për të shmangur identifikimin nga kamerat e sigurisë.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

vlen pas dekadash kaos kampusi nene tereza hyn ne fazen e parkimit modern 698c8d22e7f74
Lajmi i mëparshëm

VLEN: Pas dekadash kaos, Kampusi “Nënë Tereza” hyn në fazën e parkimit modern

gashi raportet e revizionit kerkojne shqyrtim thelbesor kuvendi do te forcoje mekanizmat e mbikeqyrjes 698c937adde53
Lajmi i radhës

Gashi: Raportet e revizionit kërkojnë shqyrtim thelbësor, Kuvendi do të forcojë mekanizmat e mbikëqyrjes

Të fundit nga

Reali arrin marrëveshje me UEFA-n

Superliga Evropiane është zyrtarisht e mbyllur pasi Real Madridi arriti marrëveshje me UEFA-n dhe Shoqatën Evropiane të Klubeve (ECA), duke i dhënë fund projektit të diskutueshëm të ndarjes. Vetëm disa ditë pasi
ShkoLartë