turqi goditet rrjeti i basteve te paligjshme ne nente qytete te vendit 37 persona ne pranga 6a4375d0510d8

Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga

June 30, 2026
1 minut lexim

Autoritetet turke kanë arrestuar 37 persona të dyshuar gjatë një operacioni të gjerë kundër pastrimit të parave të përfituara nga bastet dhe lojërat e fatit të paligjshme, i zhvilluar në nëntë provinca me qendër në Stamboll.

Sipas hetimeve, organizata e dyshuar kishte realizuar transaksione me vlerë rreth 30 miliardë lirash turke. Autoritetet konstatuan se ky qarkullim i madh parash nuk përputhej me aktivitetet tregtare të deklaruara nga individët dhe kompanitë nën hetim.

Operacioni u ndërmor mbi bazën e raporteve të MASAK, analizave të të dhënave bankare, ekzaminimeve dixhitale, komunikimeve dhe provave të tjera. Aksioni u zhvillua njëkohësisht në Stamboll, Ankara, Gaziantep, Hatay, Izmir, Kilis, Kırklareli, Kocaeli dhe Tokat.

Në kuadër të hetimit, autoritetet sekuestruan 32 kompani, 19 banesa, nëntë parcela toke, një pronë tregtare dhe 31 automjete, të dyshuara se janë përfituar nga aktivitetet kriminale. Procedurat ligjore ndaj të arrestuarve vijojnë.

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka deklaruar së fundmi se qeveria është e vendosur të luftojë bastet e paligjshme, lojërat e fatit virtuale dhe rrjetet e mashtrimit, duke theksuar se këto struktura do të çrrënjosen.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trafikonte droge me poste nga shba arrestohet shtetasja amerikane ne tirane ja cfare u sekuestrua 6a43757139f8c
Lajmi i mëparshëm

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet shtetasja amerikane në Tiranë! Ja çfarë u sekuestrua

olivia attwood mahnit ne ibiza me nje fustan qe terhoqi gjithe vemendjen 6a43769c3dd44
Lajmi i radhës

Olivia Attwood mahnit në Ibiza me një fustan që tërhoqi gjithë vëmendjen

Të fundit nga

ShkoLartë