trafikonte droge me poste nga shba arrestohet shtetasja amerikane ne tirane ja cfare u sekuestrua 6a43757139f8c

Trafikonte drogë me postë nga SHBA, arrestohet shtetasja amerikane në Tiranë! Ja çfarë u sekuestrua

June 30, 2026
1 minut lexim

Antidroga e Tiranës ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra se një shtetase amerikane 48 vjeçe me iniciale Sh.I, e cila banonte në vendin tonë, kishte porositur një pako të ardhur nga SHBA. Gjatë kontrollit të saj u konstatuan karamele me lëndë të dyshuar narkotike canabis sativa në formë xhelatine, me një peshë totale prej rreth 572 gramësh.

Fillimisht rasti është zbuluar në doganë dhe më pas. Për të identifikuar marrësin e dërgesës, policia organizoi një dorëzim të kontrolluar. Një agjent i Antidrogës, i infiltruar si postier, dorëzoi pakon në adresën e shtetases amerikane.

Menjëherë pasi ajo e mori në dorëzim, efektivët ndërhynë duke e arrestuar në flagrancë.

Gjatë marrjes në pyetje, shtetasja amerikane ka deklaruar se nuk kishte porositur asnjë lëndë të jashtëligjshme dhe se pakoja e sekuestruar nuk ishte porositur prej saj.

Ndërkohë, Antidroga e Tiranës vijon hetimet për të verifikuar nëse e arrestuara ka lidhje me ndonjë grup kriminal që merret me trafikimin ose shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe për të zbardhur të gjithë skemën e këtij rasti.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

e hena tragjike ne kosove nje person vritet me thike tjetri bie ne bunar i treti gjendet i pajete 6a43750f40720
Lajmi i mëparshëm

​E hëna tragjike në Kosovë: Një person vritet me thikë, tjetri bie në bunar, i treti gjendet i pajetë

turqi goditet rrjeti i basteve te paligjshme ne nente qytete te vendit 37 persona ne pranga 6a4375d0510d8
Lajmi i radhës

Turqi, goditet rrjeti i basteve të paligjshme në nëntë qytete të vendit, 37 persona në pranga

Të fundit nga

ShkoLartë