turneu nderkombetar fushe kosova open mbledh rreth 500 karateiste ne edicionin e 12 te 69b7adf44c22d

​Turneu ndërkombëtar “Fushë Kosova Open” mbledh rreth 500 karateistë në edicionin e 12-të

March 16, 2026
1 minut lexim

Në Fushë Kosovë është mbajtur edicioni i 12-të i turneut ndërkombëtar të karatesë “Fushë Kosova Open”, ku morën pjesë rreth 500 garues me mbi 500 paraqitje nga klubet kosovare dhe nga shtetet e rajonit. Turneu u organizua nga Klubi i Karatesë “Fushë Kosova” në bashkëpunim me Federatën e Karatesë të Kosovës dhe nën patronatin e Komunës së Fushë Kosovës.

Në hapje të turneut, kryetari i klubit organizator, Bashkim Ibrahimi, falënderoi institucionet dhe klubet pjesëmarrëse nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vendet e rajonit për pjesëmarrjen në këtë aktivitet tradicional sportiv. Ai theksoi se ky turne po organizohet për herë të 12-të dhe ka vazhduar të rritet nga viti në vit.

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mbështetjes për të rinjtë dhe sportin. “Karateja nuk është thjesht një sport; ajo ndërton karakterin, disiplinën dhe respektin për kundërshtarin. Andaj, ju dëshiroj një garë të suksesshme dhe mbi të gjitha le të fitojë sporti”, u shpreh ai.

Kryetari i Federatës së Karatesë të Kosovës, Besart Baruti, vlerësoi organizimin e turneut dhe pjesëmarrjen e gjerë nga rajoni. Ai tha se kjo garë është një mundësi e mirë për karateistët që të tregojnë aftësitë dhe shpirtin sportiv, duke falënderuar organizatorët dhe komunën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportit të karatesë.

Në fund të aktivitetit, klubi organizator ndau mirënjohje për mbështetësit dhe sponsorët ndër vite, ndërsa për garuesit më të suksesshëm u shpërndanë medalje, kupa dhe diploma. Për kategoritë absolute (Open) u ndanë edhe shpërblime monetare.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kris jenner ndan keshilla per karrieren per te rinjte ndiqni zemren tuaj dhe ate qe doni te beni 69b7a7a12368b
Lajmi i mëparshëm

Kris Jenner ndan këshilla për karrierën për të rinjtë: Ndiqni zemrën tuaj dhe atë që doni të bëni

tensione te reja izraeli nis operacione tokesore ne liban 69b7aea7c5238
Lajmi i radhës

Tensione të reja, Izraeli nis operacione tokësore në Liban

Të fundit nga

ShkoLartë