turbullirat ne badoc mjeku uji mund te perdoret per ushqim vec nese vlohet 69676c2f0f90a

Turbullirat në Badoc, Mjeku: Uji mund të përdoret për ushqim, veç nëse vlohet

January 14, 2026
1 minut lexim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar qytetarët se si pasojë e rritjes së vlerave të turbullirës në ujin e prodhuar nga fabrika për trajtimin e ujit “Badoc”, nuk rekomandohet për pije.

Në emisionin “Fol me Arin”, zëdhënësja e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku tha se uji mund të përdoret për ushqim, vetëm nëse vlohet, transmeton Klankosova.tv.

“Si pasojë e reshjeve të dendura atmosferike në vendin tonë, dhe prurjeve të mëdha të ujit në liqenin e Badocit, është evidentuar një rritje shumë e shpejtë e nivelit të ujit në Badoc, diku tre metra pas këtyre reshjeve, dhe natyrisht që janë evidente turbullirat, kur ka një mbushje kaq të shpejtë të ujit”, tha Mjeku.

“Turbullirë ka pasur edhe në ujin që e kemi trajtuar, andaj ne kemi rekomanduar bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës që uji të mos përdoret për pije. Nuk është me rrezik të lartë, për ushqim mund ta përdorin nëse e vlojnë. Besojmë se kjo situatë shumë shpejt do të tejkalohet”.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat ne iran grupet e te drejtave te njeriut te pakten 2571 te vdekur 69676b44994d9
Lajmi i mëparshëm

Protestat në Iran/ Grupet e të drejtave të njeriut: Të paktën 2,571 të vdekur

pa rroba pa filtra gabrielle union befason me foto te nxehta nga japonia 69676d8240f14
Lajmi i radhës

Pa rroba, pa filtra: Gabrielle Union befason me foto të nxehta nga Japonia

Të fundit nga

Ana tregon banoren e preferuar të BBVK4

Mbështetja për banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova” ka filluar të vijë edhe nga protagonistët e edicioneve të kaluara. Së fundmi, ka qenë ish-banorja e njohur e BBVK
ShkoLartë