tudor pas barazimit te juves furi dhe nervozizem 68ddbb93df0af

Tudor pas barazimit të Juves: Furi dhe nervozizëm

October 2, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, pranon se skuadra e tij po vuan me ulje-ngritje gjatë ndeshjeve dhe shpërqendrimet po i kushtojnë shumë shtrenjtë, si në sfidën ndaj Vijarealit ku ekipi i tij u barazua në minutën e fundit.

“Të vjen keq, është pjesë e lojës. Nuk mund ta humbasësh ndeshjen në sekondat e fundit me një goditje nga këndi kështu. Do ta marrim këtë pikë dhe do të ecim përpara.

Çfarë thashë në pushim? Atë mund të bëhej.

Të qëndronim pozitivë. Çiko hyri në fushë dhe bëri diferencën. Bëmë atë që mundëm, madje edhe me disa gabime, që mund të ndodhin. Mëkat, pasi ishin sekondat e fundit.

Gabime në metrat e fundit? Jam dakord. Punuam dhe u përgatitëm sa më mirë që mundëm, por pastaj patëm disa vështirësi. Shumë furi dhe shumë nervozizëm, shumë pasime të thjeshta të gabuara.

Tre mbrojtësit po bëjnë më mirë se kushdo tjetër, na mungon fakti që të rrëmbejmë topat e dytë. Ata tre në mbrojtje mbajtën fortesën për të gjithë ndeshjen.

Kur pëson një gol në minutën e fundit, gjithmonë ka zhgënjim. Gjithmonë punon shumë dhe vazhdon të ecësh përpara. Ekipi është, do të ishte mirë të luanim 90 minuta në një nivel të lartë, por nuk është e lehtë sepse edhe ne kemi pikat tona të dobëta”, tha ndër të tjera Tudor pas ndeshjes.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

toci mamografi falas per kancerin e gjirit 25 mije gra depistohen cdo vit 68ddbb37297ef
Lajmi i mëparshëm

Toçi: Mamografi falas për kancerin e gjirit, 25 mijë gra depistohen çdo vit

rritet numri i femijeve te braktisur 23 raste te reja ne vitin 2024 68ddbba14a2a3
Lajmi i radhës

Rritet numri i fëmijëve të braktisur: 23 raste të reja në vitin 2024

Të fundit nga

ShkoLartë