tudor ne fije te perit ka kohe deri ne derbi dalin emrat e pare si pasues 68f73896554de

Tudor në “fije të perit”, ka kohë deri në derbi, dalin emrat e parë si pasues

October 21, 2025
1 minut lexim

6 ndeshje pa fitore, mbi të gjitha humbja e pësuar përballë Como, ka ndezur “alarmin e kuq” në Torino. “Zonja e Vjetër” është “fikur” totalisht këtë periudhë, ndërsa në horizont tani shfaqet edhe Real Madrid. Në raste të tilla, i pari që përfundon nën akuzë është trajneri, me Igor Tudor që sipas mediave është në “fije të perit”.

Tudor ka humbur jo pak nga kredencialet e tij, ku mes trajnerit dhe stafit drejtues ka një ftohje. Drejtori i përgjithshëm i Juves, Damien Comolli, i ka kërkuar shpjegime trajnerit për zgjedhjet e tij taktike, për sistemin e lojës dhe mbrojtje me 4. Tudor nga ana e tij i ka qëndruar besnik idesë së tij të lojës, por me disa ndryshime të vogla pas humbje kundër Comos.

Sipas TuttoSport: “Igor Tudor ka kohw deri nw derbi, afro 1 muaj, për të ndryshuar fatin e Juves, sigurisht edhe fatin e tij”. Real Madrid është vetëm hapi i parë, për të vijuar më pas me ndeshjet kundër Lazio, Udinese, Sporting dhe në fund derbi përballë Torinos. Nuk bëhet fjalë vetëm për pikët, por edhe për mënyrën e lojës etj.

Nëse Tudor nuk ia del të ndryshojë situatën, atëherë e pret shkarkimi i sigurt. Në këtë rast, gjithnjë sipas TuttoSport, alternativat për pasuesin e tij nuk mungojnë. Mes emrave më të lakuar janë Luciano Spalletti dhe Roberto Mancini. Jashtë Italisë, në shihet e Comolli-t janë trajner si Marco Rose dhe Edin Terzic.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje vit nga arrestimi ilir meta kerkon shuarjen e mases se sigurise 68f73839509c2
Lajmi i mëparshëm

Një vit nga arrestimi, Ilir Meta kërkon shuarjen e masës së sigurisë

keta jane dhjete kandidatet me te votuar per asamble komunale te prishtines nga lvv dhe aak 68f738a4cb332
Lajmi i radhës

Këta janë dhjetë kandidatët më të votuar për asamble komunale të Prishtinës nga LVV dhe AAK

Të fundit nga

Vendoset tabela edhe në shqip në Tabanoc

Pas debateve të ditëve të fundit për anashkalimin e gjuhës shqipe ne tabelat shtetërore, sidomos ajo në vendkalimin kufitar Tabanoc, sot në mëngjes është vendosur tabela e re. Një mërgimtar nga pika
ShkoLartë