tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i real madrid 68b6d754bcb5c

Tuchel zbulon arsyen pse mungon ylli i Real Madrid

September 2, 2025
1 minut lexim

Kombëtarja e Anglisë rinis kualifikueset e Kupës së Botës 2026 në një pozicion të fortë, duke kryesuar grupin e tyre me tre fitore radhazi (në këtë grup bën pjesë edher Shqipëria).

Megjithatë, vëmendja është kthyer te vendimi i habitshëm i Thomas Tuchel për ta lënë Trent Alexander-Arnold jashtë skuadrës.

Mbrojtësi i Real Madrid do të humbasë ndeshjet e Anglisë kundër Andorrës dhe Serbisë. Trajneri gjerman shpjegon arsyetimin pas vendimit në një konferencë për shtyp: “Nuk ka dyshim se jam një tifoz i madh i Trent, për talentin dhe personalitetin e tij”.

“Por, për këtë grumbullim, kam zgjedhur Reece James dhe Tino Livramento. Ai është një lojtar i shkëlqyer që do të jetë gjithmonë në garë. E di që ai donte të ishte këtu, gjë që është shumë e rëndësishme. Unë thjesht zgjodha të tjerë për shkak të konkurrencës”, tha Tuchel.

Ky veprim ngriti habi midis tifozëve, veçanërisht pasi Alexander-Arnold ka luajtur vetëm 23 minuta për Anglinë që nga tetori 2024, kryesisht për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuar per evazion fiskal 55 vjecari serb kapet teksa tentonte te hynte ne shqiperi i kerkuar edhe nga autoritetet gjermane 68b6d7010da9b
Lajmi i mëparshëm

I akuzuar për evazion fiskal, 55-vjeçari serb kapet teksa tentonte të hynte në Shqipëri – i kërkuar edhe nga autoritetet gjermane

trepca nis procesin e lirimit te pronave ne zonen kadastrale ne hajvali vlera mbi 23 milione euro 68b6d761c63f7
Lajmi i radhës

Trepça nis procesin e lirimit të pronave në Zonën Kadastrale në Hajvali – vlera mbi 23 milionë euro

Të fundit nga

ShkoLartë