tuchel konfirmon mungesen e madhe te anglia 68e6d9f6d314d

Tuchel konfirmon mungesën e madhe te Anglia

October 8, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel ka konfirmuar lëndimin e Harry Kane.

Sulmuesi i Bayern Munich ka pësuar një lëndim, dhe do të humbas ndeshjen e nesërme miqësore ndaj Uellsit.

Tuchel gjatë konferencës për media tha se shpreson që Kane të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Letonisë, në kualifikueset e Kupës së Botës, e cila zhvillohet me 14 tetor.

“Harry do ta humbasë ndeshjen. Ai mori një goditje në ndeshjen e tij të fundit me Bayern Munich dhe është shumë e rrezikshme që ai të marrë një tjetër goditje.

Ne i dhamë atij mundësinë që gjithçka të qetësohej dhe shpresojmë se ai do të jetë gati për ndeshjen kundër Letonisë.”, deklaroi Thomas Tuchel.

Kujtojmë që Anglia është së bashku në grup me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë e Andorën, derisa është lidere e Grupit, me 15 pikë të grumbulluara në pesë ndeshje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zgjedhjet ne tirane ngjela kandidati i pd nuk eshte figure e njohur publike kandidat i dobet 68e6d998da61b
Lajmi i mëparshëm

Zgjedhjet në Tiranë, Ngjela: Kandidati i PD nuk është figurë e njohur publike, kandidat i dobët

publikohet audio incizimi rreth skandalit seksual te kryetarit te novoberdes sasha millosheviq 68e6da01e0a98
Lajmi i radhës

Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

Të fundit nga

ShkoLartë