trupi i tij nuk mund te perballonte me aktori francez vdes ne moshen 43 vjecare pas eutanazise ne belgjike 6ab3da7e8420d

Trupi i tij nuk mund të përballonte më, aktori francez vdes në moshën 43-vjeçare pas eutanazisë në Belgjikë

September 23, 2026
min lexim

Aktori dhe regjisori francez, Arnaud Denis, ka ndërruar jetë në moshën 43-vjeçare përmes eutanazisë në Belgjikë, pasi prej vitesh vuante nga probleme të rënda shëndetësore, të cilat ai dhe avokati i tij i lidhën me komplikacionet pas vendosjes së një implanti për hernie.

Denis, i njohur veçanërisht për produksionet e veprave “Lidhjet e rrezikshme” të Choderlos de Laclos dhe “Gratë e ditura” të Moliere, vendosi t’i japë fund jetës pas një periudhe të gjatë dhimbjesh dhe paaftësie të rëndë fizike.

Sipas avokatit të tij, Philippe Courtois, vendimi për eutanazinë u mor pas konsultimeve me tre mjekë në Belgjikës.

“Trupi i tij nuk mund t’a përballonte më. Ai kishte humbur kontrollin mbi të. Vdekja e Arnaud Denis është pasojë e dhimbjeve intensive që ai kishte përjetuar për shumë muaj”, tha Courtois për Agjencinë France-Presse (AFP).

Problemet nisën pas operacionit për hernie

Më 17 korrik 2023, Denis iu nënshtrua një ndërhyrjeje për një hernie në anën e djathtë të ijeve, gjatë së cilës iu vendos një implant rrjete prej polipropileni.

Sipas deklarimeve të tij, pas operacionit ai përjetoi një sërë komplikacionesh dhe efektesh anësore, të cilat vazhduan edhe pasi implanti u hoq në Shtetet e Bashkuara në prill 2024.

Më pas, ai u diagnostikua me encefalomielit mialgjik, në kuadër të sindromës ASIA, një gjendje inflamatore që lidhet me reagimin e sistemit imunitar ndaj një substance ndihmëse. Sipas raportimeve, implanti dyshohej se kishte shkaktuar inflamacion të vazhdueshëm dhe çrregullime të sistemit imunitar.

Në fillim të vitit 2026, Denis i tha gazetës rajonale franceze “Dauphine Libere” se gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm.

“Unë nuk mund të largohem më nga shtëpia, nuk kam jetë sociale, nuk kam më jetë. Nuk kam më asgjë që përbën dinjitetin e jetës së një burri. Dhe gjendja po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Jetoj si një pacient me kancer në fazën terminale. Mjekët nuk kanë më çfarë të më ofrojnë”, kishte deklaruar ai.

Denoncimi për komplikacionet mjekësore u pushua

Më 5 janar 2026, Denis paraqiti një kallëzim pranë sektorit të Shëndetit Publik të Prokurorisë së Parisit, duke pretenduar “dëmtime të paqëllimshme”.

Sipas avokatit të tij, çështja u mbyll në fund të gushtit për shkak të “mungesës së një vepre penale të provuar mjaftueshëm”.

Në mars, më 18, Denis u shtrua në një njësi kujdesi paliativ në një spital belg, ndërsa priste miratimin e kërkesës së tij për eutanazi.

Në një deklaratë të bërë në fillim të këtij viti, aktori kishte thënë: “Njeriu e di thellë brenda vetes kur është i dënuar”.

Avokati Philippe Courtois e ka cilësuar rastin si pjesë të asaj që ai e quan “një skandal të heshtur të shëndetit publik”.

Sipas tij, “mijëra pacientë” mund të jenë ekspozuar ndaj implanteve me rrezik të lartë, pa informacion të qartë dhe pa një proces të mjaftueshëm informimi dhe pëlqimi të pacientëve, duke përjetuar komplikacione serioze, në disa raste të pakthyeshme.

Avokati argumenton se problemi qëndron edhe te fakti se këto udhëzime u drejtohen profesionistëve dhe jo drejtpërdrejt pacientëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

radikalet ne listen e vucicit per here te pare qe nga 2008 partia ne pushtet perfshin figura te sheshelit 6ab3d9b13d84a
Lajmi i mëparshëm

Radikalët në listën e Vuçiçit, për herë të parë që nga 2008, partia në pushtet përfshin figura të Sheshelit

klekovski kemi shembuj publike ku njerezit qe jane ne pushim mjekesor punojne nje pune tjeter duam ta kufizojme kete 6ab3dd23bddc3
Lajmi i radhës

Klekovski: Kemi shembuj publikë ku njerëzit që janë në pushim mjekësor punojnë një punë tjetër, duam ta kufizojmë këtë

Të fundit nga

ShkoLartë