radikalet ne listen e vucicit per here te pare qe nga 2008 partia ne pushtet perfshin figura te sheshelit 6ab3d9b13d84a

Radikalët në listën e Vuçiçit, për herë të parë që nga 2008, partia në pushtet përfshin figura të Sheshelit

September 23, 2026
1 minut lexim

Partia Përparimtare Serbe në pushtet ka përfshirë në listën e saj për zgjedhjet parlamentare disa figura të Partisë Radikale të Vojisllav Sheshelit.

Edhe pse në nivel lokal bashkëpunimi mes tyre ekziston prej vitesh, kjo shënon të parën herë që dy partitë garojnë së bashku në zgjedhjet parlamentare që nga themelimi i SNS-së së Aleksandar Vuçicit më 2008. Në mesin e kandidatëve të radikalëve është edhe vetë djali i Vojisllav Sheshelit, Aleksandri, si dhe Vjerica Radeta, ndaj së cilës Haga kërkon ekstradimin për çështje që lidhen me shpërfilljen e gjykatës.

SNS e ka paraqitur bashkëpunimin si bashkim të forcave “atdhetare dhe patriotike”, ndërsa partia ultranacionaliste proruse e Sheshelit, që kundërshton vazhdimin e negociatave të Serbisë me BE-në, e ka lidhur vendimin me ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe rendit kushtetues. Vojisllav Sheshel është dënuar me vendim të formës së prerë për krime lufte, përkatësisht nxitje të përndjekjes së popullsisë kroate nga Vojvodina.

Pavarësisht se radikalët nuk kanë më peshë të madhe elektorale, përfshirja e tyre në listën e partisë në pushtet ka ngjallur debat për orientimin politik të pushtetit serb dhe marrëdhënien e tij me të kaluarën nacionaliste. Përfaqësues të organizatave për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë bashkëpunim, duke e lidhur me rehabilitimin publik të figurave të dënuara për krime lufte dhe me rritjen e retorikës nacionaliste në Serbi.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjkko urdheron spak te regjistroje procedim penal dhe te kryeje hetime mbi pretendimet e banoreve te rrjollit 6ab3d9508100b
Lajmi i mëparshëm

GJKKO urdhëron SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të kryejë hetime mbi pretendimet e banorëve të Rrjollit

trupi i tij nuk mund te perballonte me aktori francez vdes ne moshen 43 vjecare pas eutanazise ne belgjike 6ab3da7e8420d
Lajmi i radhës

Trupi i tij nuk mund të përballonte më, aktori francez vdes në moshën 43-vjeçare pas eutanazisë në Belgjikë

Të fundit nga

ShkoLartë