trupi gjykues kunder lirimit te perkohshem te kadri veselit 6a58fd7f2ba55

​Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

July 16, 2026
1 minut lexim

Trupi gjykues kundërshtoi kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e përkohshëm të tij.

Në vendim, trupi gjykues ka thënë se sipas praktikave ndërkombëtare, koha mesatare në tribunale penale ndërkombëtare për të nxjerrë aktgjykimin është 395.2 ditë dhe kanë thënë se po punojnë që aktgjykimi të shpallet pa vonesa.

“Trupi gjykues pranon se z. Veseli ndodhet në paraburgim prej një periudhe të konsiderueshme kohore dhe se gjykimi në këtë çështje ka qenë i gjatë. Siç ka theksuar edhe më parë, Trupi Gjykues po vepron me sa më shumë shpejtësi që është e mundur për ta nxjerrë aktgjykimin pa vonesa të panevojshme.

Trupi Gjykues vëren se koha mesatare e nevojshme për shqyrtimin dhe hartimin e aktgjykimeve në tribunalet penale ndërkombëtare dhe të ndërkombëtarizuara që kanë trajtuar çështje të kësaj natyre ka qenë 395.2 ditë. Gjithashtu, ai thekson se Gjykata Penale Ndërkombëtare ka vendosur si objektiv që aktgjykimet e shkallës së parë të jepen brenda 10 muajve nga data e deklaratave përmbyllëse”, thuhet në vendim.

Mbrojtja e Veselit në kërkesën për lirim të përkohshëm kanë përmendur edhe çështjet familjare e emocionale, duke thënë se procedurat për vizitat familjare në Hagë po iu kushtojnë familjarëve kohë dhe para.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shkarkoi ministrin e mbrojtjes pa dhene arsye zelensky perballet me protesta 6a58f8ea7963c
Lajmi i mëparshëm

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

kallezim i ri ne spak per ish zv kryeministren adriana kalaja belinda balluku dhe petrit malaj pjese te skandalit 123 mln euro te bankers 6a58fdf1859e1
Lajmi i radhës

Kallëzim i ri në SPAK për ish-zv/kryeministren/ Adriana Kalaja: Belinda Balluku dhe Petrit Malaj pjesë të skandalit 123 mln euro të Bankers

Të fundit nga

ShkoLartë