shkarkoi ministrin e mbrojtjes pa dhene arsye zelensky perballet me protesta 6a58f8ea7963c

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

July 16, 2026
1 minut lexim

Protesta kanë shpërthyer në disa qytete të Ukrainës pas vendimit të presidentit Volodymyr Zelensky për të shkarkuar ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.



Në qendër të Kievit, dhjetëra qytetarë, kryesisht të rinj, dolën në rrugë duke mbajtur pankarta kundër largimit të tij dhe duke kërkuar që vendimi të rishikohet. Protestuesit akuzuan drejtimin politik të vendit për pengimin e reformave në ushtri.

Fedorov, i cili qëndroi vetëm gjashtë muaj në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, është vlerësuar për modernizimin e strukturave ushtarake, përdorimin e teknologjisë në luftë dhe zhvillimin e projekteve me dronë që kanë ndihmuar ushtrinë ukrainase në përballjen me Rusinë.

Zelensky nuk ka dhënë një arsye zyrtare për shkarkimin e tij, por vendimi ka shkaktuar reagime të forta nga komentatorë, pjesë të ushtrisë dhe organizata të shoqërisë civile.

Vetë Fedorov deklaroi se kishte pasur mosmarrëveshje për drejtimin e ushtrisë dhe tha se disa iniciativa të propozuara prej tij ishin bllokuar. Ai zbuloi gjithashtu se presidenti Zelensky i kishte ofruar një tjetër rol në ekipin e tij, por ai e kishte refuzuar.

Në kuadër të riorganizimit të qeverisë, parlamenti ukrainas pritet të votojë emërimin e ministrit të Brendshëm, Ihor Klymenko, si pasues të Fedorovit në Ministrinë e Mbrojtjes. Ndërkohë, Zelensky ka propozuar gjithashtu drejtuesin e kompanisë shtetërore të naftës dhe gazit, Serhiy Koretsky, si kryeministër të ri.

Ndryshimet vijnë në një periudhë të vështirë për Ukrainën, e cila po përgatitet për një dimër tjetër nën presionin e sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

maqedonia humbi 42 milione euro nga be ja partite ja hedhin fajin njera tjetres 6a58e6efadc37
Lajmi i mëparshëm

Maqedonia humbi 4,2 milionë euro nga BE-ja! Partitë ja hedhin fajin njëra tjetrës

trupi gjykues kunder lirimit te perkohshem te kadri veselit 6a58fd7f2ba55
Lajmi i radhës

​Trupi gjykues kundër lirimit të përkohshëm të Kadri Veselit

Të fundit nga

ShkoLartë