trumpi dhe putini pritet te zhvillojne bisede telefonike 6866a55e71c10

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

July 3, 2025
1 minut lexim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, njoftuan se do të bisedojnë me telefon sot gjatë ditës.

Kjo do të jetë biseda e gjashtë telefonike mes tyre prej se Trumpi u kthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit.

Trumpi tha në një postim në rrjetet sociale se biseda do të zhvillohet në orën 10 të mëngjesit sipas kohës lokale në SHBA. Asnjëri prej liderëve nuk dha hollësi mbi temën apo temat për të cilat do të bisedojnë.

Hera e fundit kur ata diskutuan ishte më 14 qershor, një ditë pasi Izraeli e sulmoi Iranin.

Rikthimi i kontakteve duket se pasqyron interesin e të dy liderëve për t’i përmirësuar marrëdhëniet SHBA-Rusi, të cilat kanë rënë në pikën më të ulët që nga Lufta e Ftohtë për shkak të konfliktit trevjeçar në Ukrainë.

Telefonata e së enjtes vjen pasi Pentagoni konfirmoi pezullimin e dërgesave të disa armëve për Ukrainën, ndërkohë që po bën një rishikim global të rezervave ushtarake amerikane.

Armët që janë pezulluar për Ukrainën përfshijnë raketa të mbrojtjes ajrore, artileri precize dhe pajisje të tjera.

Hollësitë mbi armët në disa nga dërgesat e pezulluara u konfirmuan nga një zyrtar amerikan dhe një ish-zyrtar i sigurisë kombëtare. Të dy kërkuan të mbesin anonim, pasi Pentagoni ende nuk ka dhënë hollësi.

Të martën, Putini dhe presidenti francez Emmanuel Macron zhvilluan thirrjen e tyre të parë direkte telefonike pas gati tre vjetësh./REL

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

microsoft do to shkarkoje deri ne 9000 punonjes 6866a521d641d
Lajmi i mëparshëm

​Microsoft do to shkarkojë deri në 9000 punonjës

komuna e prishtines fiton betejen ligjore ndaj ministrit elbert krasniqi reagon rama 6866ac2ac16de
Lajmi i radhës

Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë