komuna e prishtines fiton betejen ligjore ndaj ministrit elbert krasniqi reagon rama 6866ac2ac16de

Komuna e Prishtinës fiton betejën ligjore ndaj ministrit Elbert Krasniqi, reagon Rama

July 3, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të ngritur nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, lidhur me organizimin e aktiviteteve “Akull n’verë dhe Verë n’dimër”.

Sipas Ramës, kjo përpjekje e Qeverisë për të ndalur organizimin e këtyre ngjarjeve sezonale ka dështuar plotësisht, pasi kallëzimi penal ndaj tij dhe Kryeshefit të Ndërmarrjes Publike Lokale “SportMarketing”, Bardh Krasniqi, është vlerësuar si i pabazë.

“Kallëzimi penal i ngritur nga Ministri i MAPL, Elbert Krasniqi, ndaj Kryetarit të Kryeqytetit Përparim Rama dhe Kryeshefit të NPL ‘SportMarketing’, Bardh Krasniqi, në lidhje me procedurat e organizimit të tregut veror dhe dimëror ‘Akull n’verë dhe Verë n’dimër’, u vlerësua si i pabazë dhe u hodh poshtë në tërësi”, ka deklaruar Rama në një postim në rrjete sociale.

Ai ka shtuar se këto përpjekje të cilësuara si politike përmes drejtësisë nuk po japin efektin e synuar.

“Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë,” ka thënë Rama.

Organizimet “Akull n’verë dhe Verë n’dimër” janë bërë pjesë e kalendarit kulturor të Prishtinës dhe kanë tërhequr vëmendje të madhe nga qytetarët dhe turistët.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trumpi dhe putini pritet te zhvillojne bisede telefonike 6866a55e71c10
Lajmi i mëparshëm

Trumpi dhe Putini pritet të zhvillojnë bisedë telefonike

xheneta fetahu reagon ashper mos perdorni emrin tim pa pelqimin tim 6866ad569eec6
Lajmi i radhës

Xheneta Fetahu reagon ashpër: Mos përdorni emrin tim, pa pëlqimin tim

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë