trump thote se pothuajse gjithcka eshte rrenuar ne iran 69a7334d0bffd

Trump thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran

March 3, 2026
1 minut lexim

Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se pothuajse “gjithçka është rrënuar” në Iran.

Ai thekson se Irani tani nuk ka më marinë, as forcë ajrore apo kapacitete për të zbuluar sulmet ajrore.

“Pothuajse gjithçka është shkatërruar,” theksoi Trump duke folur në një konferencë për media me kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz.

Trumpi u pyet se cili është skenari më i keq për të cilin Shtetet e Bashkuara janë përgatitur.

Ai u përgjigj se skenari më i keq është që “ta bëjmë këtë dhe pushtetin ta marrë dikush që është po aq i keq sa personi i mëparshëm”.

Trumpi shtoi se kishin pasur në mendje disa persona që mund ta udhëhiqnin vendin, por se ata tashmë janë të vdekur.

Trumpi u pyet nëse e konsideron Reza Pahlavin, djalin e të shahut të fundit të Iranit, si një alternativë të mundshme për të udhëhequr vendin në të ardhmen.

Në përgjigje, ai tha se, megjithëse “disa njerëz e pëlqejnë atë”, sipas tij skenari më i mirë do të ishte që pushtetin ta marrë “dikush që tashmë ndodhet brenda vendit”.

Trump foli edhe për marrëdhëniet e tij me Gjermaninë, për të cilën tha se ka një “afërsi të madhe” me SHBA-në.

Ai shtoi se të dyja palët do të diskutojnë gjithashtu për marrëveshje tregtare.

 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

studimi i football benchmark lamine yamal futbollisti me i kushtueshem 69a7329057afd
Lajmi i mëparshëm

Studimi i ‘Football Benchmark’: Lamine Yamal, futbollisti më i kushtueshëm

miratohet huaja prej 47 milione euro me kfw per infrastrukturen bashkiake ne shkoder lezhe dhe sarande 69a73416999ad
Lajmi i radhës

Miratohet huaja prej 47 milionë euro me KfW për infrastrukturën bashkiake në Shkodër, Lezhë dhe Sarandë

Të fundit nga

ShkoLartë