trump tarifa doganore ne grindjen per groenlanden 696b75f47aff3

Trump: Tarifa doganore në grindjen për Groenlandën

January 17, 2026
1 minut lexim

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi vendet që kundërshtojnë planet e tij për të marrë Groenlandën me tarifa doganore. “Mund të vendos tarifa doganore ndaj vendeve nëse ato nuk pajtohen me Groenlandën”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu përsëriti qëndrimin e tij se SHBA-të kanë nevojë për ishullin Arktik nga aspekti i sigurisë kombëtare që për shkak të kërcënimit të supozuar ngaRusia dheKina. 

Trump ka ngritur javët e fundit vazhdimisht pretendime për Groenlandën. Ai është shprehur për blerjen e saj, por gjithashtu nuk e ka përjashtuar as përdorimin e forcës ushtarake.

Takim pa marrëveshje

Një takim i përfaqësuesve të Danimarkës, të Groenlandës dhe të SHBA-së që u zhvillua të mërkurën (14.01.26) në Uashington nuk solli ndonjë marrëveshje se si të vazhdohet më tej. Danimarka dhe SHBA-ja kanë “pikëpamje të ndryshme” për këtë çështje, tha Ministri i Jashtëm danez Lars Lokke Rasmussen pas takimit. Megjithatë u ra dakord të formohej një grup pune i nivelit të lartë për të shqyrtuar, nëse mund të gjendet një qasje e përbashkët për çështje e Groenlandës, e cila i përket Danimarkës.

BE kategorikisht kundër planeve të Trumpit

Qeveritë në Kopenhagen dhe Nuuk, së bashku me aleatët e tyre evropianë, e refuzojnë kategorikisht pushtimin e ishullit më të madh në botë nga SHBA-ja dhe për këtë arsye mund të vihen në shënjestër të tarifave doganore, nëse Trump e përmbush kërcënimin e tij.

Për të mbështetur Danimarkën dhe Groenlandën në këtë konflikt, disa vende evropiane anëtare të NATO-s të enjten një mision ushtarak zbulimi në Groenlandë. Ndër vendet që po dërgojnë ushtarë në Groenlandë bëjnë pjesë Norvegjia, Suedia, Finlanda, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Holanda. / DW

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plot duartrokitje pritja qe iu be bashkim jasharit ne garden e iowas 696b75de3d16f
Lajmi i mëparshëm

“Plot duartrokitje” – Pritja që iu bë Bashkim Jasharit në Gardën e Iowas

protestat e dhunshme ne iran ali khamenei sulmon trump je pergjegjes per viktimat demet dhe shpifjet 696b77a601a83
Lajmi i radhës

Protestat e dhunshme në Iran, Ali Khamenei sulmon Trump: Je përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet

Të fundit nga

ShkoLartë